img img img
header-image

Blog 07 Feb 2016

Darsej Rizaj

author-image
🕑 5 min to read

Pse programimi konsiderohet si alfabeti i kohes digjitale?

Viteve te fundit, rendesia e programimit ka fituar vemendje te madhe duke krijuar nje iniciative globale per vetedijesim. Ne kete levizje edhe presidenti i SHBA, Barak Obama ka vendose qe programimi te jete obligativ ne shkollat fillore dhe te mesme.

Vetem koheve te fundit, njerzimi ka filluar te kuptoje se sa programimi eshte esencial, sidomos per gjeneratat e reja. Mesimi i fakteve shkencore eshte duke u bere cdo dite e me pak relevant per boten duke e marre parasysh qe ekzistojne menyra te kerkimit si Google qe per cdo fakt qe te intereson ka pergjigje per ju brenda milisekondave.

Femijet sot jane duke u rritur ne nje bote shume te ndryshme nga e priderve te tyre. Telefonat, kompjuterat, Youtube, Facebook jane bere pjese e pandashme e jetes se tyre. Edhe lodrat jane bere digjitale, madje disa prej tyre mund te programohen.
Ka dallim te madh aftesia per te perdore nje kompjuter, me aftesine per te kuptuar logjiken prapa gjithe kesaj. Kur femijet mesojne programim, ata fillojne te kuptojne se si te modifikojne boten digjitale qe ata jane duke e jetuar. Mesimi i programimit e ben te mundshme qe per femijet kjo bote digjitale mos te duket si ndonje magji apo mrekulli, por ata do te mund te kuptojne logjiken dhe shkencen qe e kontrollon kete teknologji – qe per ta kjo do te jete magjia reale.

blog-image

Varshmeria e njerezimit ndaj teknologjise vetem se do te rritet. Sot per femijet, perdorimi pasiv i kompjuterit nuk do te jete me i mjaftueshem, ata do te duhet te jene ne gjendje te kuptojne ate dhe te kontrollojne ate.

Me te njejtin koncept funksionon edhe Shkolla Digjitale e hapur se fundmi ne Prishtine. Permes nje plan programi te krijuar apostafat per moshat 7 – 15 vjeç, Shkolla Digjitale ka filluar shkollimin e gjenerates se pare te programereve te kesaj grup moshe, ku me shume se 90 femije jane bere pjese e kesaj iniciative globale. Femijet ne fund te 4 niveleve fillestare, do te jene ne gjendje te krijojne programe kompjuterike, tregime digjitale, animacione, lojera apo çfaredo materiali digjital qe imagjinata e tyre mund te krijoje.

Shkolla Digjitale tani eshte ne perfundim te krijimit te grupeve te Shkurtit dhe tani eshte java finale per rezervimin e vendit per femijet tuaj. Per regjistrime dhe informata ne kete drejtim ju lutem perdoreni formen me poshte:

blog-image

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
Liburna Mehmeti
View blog
header-image
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, mirëpriti dhe shprehi përkrahjen e tij për aktivitetet e Shkollës Digjitale
View blog
header-image
Pse programimi konsiderohet si alfabeti i kohes digjitale
View blog
header-image
Denisi 16 vjeçar, sot drejton kompaninë e tij
View blog
header-image
Shkolla Digjitale, përfituese e grantit të ndarë nga Aktiviteti i USAID-it për zhvillimin e fuqisë punëtore të udhëhequr nga sektori privat
View blog