Rreth ne

Home/Rreth ne

Kush jemi ne?

Shkolla digjitale është shkolla e parë e hapur në Prishtinë dhe Ferizaj, e cila ofron kurse të teknologjisë informative për fëmijët e moshave të reja. Kjo shkollë është hapur në muajin Dhjetor 2015 si rezultat i nevojës dhe kërkesës së madhe të gjeneratës së re për mësim dhe njohuri më të thelluara mbi këtë fushë.

Planprogrami me të cilin funksionon Shkolla Digjitale është planprogram i përpiluar nga organizata CODE si dhe Massachusetts Institute of Technology – MIT në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky planprogram i dedikuar për mësimin e fëmijëve, i cili i plotëson të gjitha standardet e nevojshme, është inkuadruar si planprogram i rregullt në shkollat fillore të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Si rrjedhojë e mungesës së një planprogrami të tillë në shkollat fillore të Kosovës, Shkolla Digjitale mëton ta mbulojë këtë hapësirë në Kosovë dukë iu ofruar mundësi të njëjta edhe fëmijëve kosovarë.

Shkolla Digjitale aktualisht ofron 4 nivele per programim dhe 4 nivele per robotike dhe elektronike ku secili nivel zgjat rreth dy muaj e gjysmë. Gjatë këtyre niveleve fëmijët mësojnë konceptet bazë të programimit dhe njohuri të përgjithshme të teknologjisë informative. Ky planprogram ngërthen në vete edhe shumë aktivitete logjike dhe sociale ku përmes zhvillimit të tyre fëmijët mësojnë logjikën e koncepteve të programimit, si algoritmet, programet, ndertimin e roboteve, aplikacioneve mobile, elektronike etj.

Pra, qëllimi kryesor i kësaj shkolle është zhvillimi i gjeneratave të reja në fushën e teknologjisë informative, për t’u avancuar deri në atë pikë që te ndjehen te pavarur në zhvillimin e programeve teknologjike. Kjo përvojë dhe dije do t’iu shërbej atyre pa marrë parasysh profesionin të cilin do ta zgjedhin në të ardhmen.

Partneret strategjik

Rreth ne!

Misioni i Shkoles Digjitale eshte te krijoje kuadro te eksperteve te teknologjise nga mosha e hershme… moshe e cila eshte ideale per te filluar te ushtroje talentin femija.
Vizioni i shkolles eshte te krijoje themele ne Kosove si institucion i akredituar per mesimdhenien e teknologjise per grupmoshat e hershme si dhe te krijoje standard te ri te mesimdhenies per te gjithe shkollat fillore publike dhe private.
Stafi i Shkolles Digjitale ka eksperience ne trajnimin e eksperteve ne nivel global te teknologjise me eksperience shumevjecare ne tregun nderkombetare. Permes programeve te avansuara per te rritur dhe femije, teknologjia nuk do te jete vetem nje mesim pa shpirte por do te jete pjese e sfidave, lojes dhe zbavitjes.

– Akreditimi i shkolles (perfunduar)
– Krijimi i dy laboratoreve te reja (perfunduar)
– Punesimi dhe trajnimi i instruktoreve (perfunduar)
– Diplomimi i gjenerates se pare te Programereve (perfunduar)

Shkolla Digjitale është e themeluar nga profesionistë të fushës së teknologjisë informative me përvojë internacionale. Përves kësaj, instruktorët të cilët zhvillojnë mësimin janë të licencuar nga organizata Code.

Stafi i shkollës Digjitale është kujdesur me shumë pasion që të krijojnë një ambient te veçantë të mësimit dhe argëtimit për fëmijët. Fryma të cilën e përfaqëson kjo shkollë, krijon një ambient ku fëmijëve u ofrohet hapësirë e zhvillimit, lojërave, diskutimit dhe sfidave në sferën e teknologjisë informative.