Summer School

Home/Summer School

Planprogrami eshte i dedikuar per te zhvilluar aftesite praktike te femijeve ne fusha te Shkencave Kompjuterike. Aftesite te cilat do t`i perfitojne gjate periudhes nje mujore te Shkolles Verore do te kene mundesi t`i praktikojne per nevojat e tyre te perditshme si dhe te vizitojne kompani relevante te asaj fushe.

Kampi Veror

Ne fillim te programit te Shkolles Verore, femijet dergohen ne Kampin Veror Germia, ku qendrojne per nje dite dhe nje nate te plote. Gjate kesaj kohe femijet mesojne rreth natyres dhe ushtrojne aktivitete te ndryshme edukative te organizuara nga Kampi dhe Shkolla Digjitale, dhe nga ketu fillojne te konceptojne ide per programe te reja si dhe te grumbullojne material te nevojshem per Shkolle Verore.

Java 1 – Arkitekture Kompjuterike

Java e pare eshte jave e cila i njofton femijet me boten harduerike apo boten fizike te paisjeve kompjuterike. Gjate kesaj jave femijet e kane mundesine te mesojne te ndertojne nje kompjuter nga fillimi, te instalojne sisteme operative, te riparojne problemet e zakonshme dhe te formatizojne kompjuterin. Femijet do te kene mundesine te shohin dhe prekin pjeset fizike te kompjuterit ne menyre qe te kuptojne dhe te praktikojne sa me mire aftesite e fituara gjate kesaj jave.

Java 2 – Rrjetet Kompjuterike

Java e dyte eshte jave e cila i njofton femijet me internetin dhe funksionimin e rrjetes ne pergjithesi. Ata do te kene mundesine te mesojne se si te krijojne rrjete te vogla per shtepi apo zyre si dhe te funksionalizojne paisjet Wifi per komunikim pa tela.

Java 3 – Siguria ne internet

Java e trete eshte java gjate te ciles femijet do te mesojne per sulmet e mundshme ne internet. Gjate kesaj jave femijet do te mesojne teknikat me te shpeshta te sulmeve te cilat mund te shfrytezohen kunder tyre si dhe menyra te ndryshme se si ti identifikojne ato dhe te mbrohen para se te behet vone. Ata gjithashtu do te mesojne te bejne pastrimin e rreziqeve si Viruset, Spyweret, Trojanet nga sistemet e veta.

Java 4 – Multimedia

Java e katert eshte java fundit e cila i meson femijet te krijojne dhe te editojne fotografi, audio apo video te tyre. Gjate kesaj jave femijet mesojne per programet si Photoshop, Sony Vegas dhe Adobe Audition. Ne fund te javes, nxenesit do te krijojne nje projekt final te tyre permes materialeve (foto dhe video) te cilat jane siguruar gjate kohes ne Kamp Veror.

Rezervo Tani

Vendet per shkolle verore jane te limituara. Per kete arsye rezervimi i vendit eshte i domosdoshem dhe mund te behet duke aplikuar online permes formes me poshte. Pasi qe te verifikohet regjistrimi, duhet te behet pagesa ne administrate te shkolles. Vetem permes pageses vendi rezervohet.

Mosha për Summer School është 7 – 15 vjeç.

Pagesa per shkollim veror eshte: 150 EUR
Pagesa mund te behet ne dy kiste.

Summer School organizohet ne dy termine te mundshme ne Korrik apo Gusht.

Ne cmim perfshihen:

  • Mesim ditor nga e Hane – Premte nga 2 ore.
  • Shpenzimet e Transportit neper kompani dhe kamp
  • Shpenzimet e Kampit
  • Certifikimi nga Shkolla Digjitale si Junior IT

Per me shume informata ju lutem na kontaktoni ne 045 301 502

Regjistrohu tani duke plotesuar formen me poshte:

Zgjedh Kursin sipas moshes:

Emri *

Mbiemri*

Numri kontaktues *

Email Adresa *

Koha qe preferoni*

Pasi te shtypni Regjistro, ju lutem pritni deri te perfundohet regjistrimi!