Programimi apo kodimi është fushë e cila po kërkohet shumë e më shumë në ditët e sotme. Është njëra prej fushave më të kërkuara në tregun ndërkombëtar dhe poashtu njëra prej fushave më të suksesshme.

Mirëpo, kodimi apo programimi ka nje “dobësi:” procesi i mësimit te programimit është punë e vështirë. Pa marrë parasysh se për çfarë arsye të duhet programimi, qoftë për të gjetur punë apo për ta studiuar, është mirë të fillohet mësimi në vitet e hershme të jetës dhe të jemi të durueshem, këmbëngulës dhe të gatshëm të kalojmë shumë kohë në mësim.

Gjithmonë ndihma është e mirëseardhur, andaj, ja ku janë pesë mënyra efektive për të mësuar programim.

1. Mëso duke koduar, jo duke lexuar

Kur kemi mësuar të lidhim këpucët, nuk kemi lexuar për të. Në fakt kemi provuar dhe provuar shumë herë deri sa e kemi perfeksionuar “artin” e lidhjes së këpucëve. Programimi ka një ideologji të ngjajshme. Mund të lexosh disa libra kokë e këmbë për një funksion, mirëpo pa e provuar apo pa e koduar vetë nuk ka shumë efekt. Programimi aty për aty ndihmon në kuptimin dhe mësimin e sintaksës që përdoret në gjuhën përkatëse programuese. Ka shumë dallim kur lexon për sintaksën dhe kur e implementon atë. Leximi është më i lehtë dhe mund të kuptojmë shumë gjera, mirëpo për të kuptuar plotësisht konceptet e ndryshme, duhet të “luajmë” me kodin dhe të dijmë si ta shkruajmë.

 

2. Hulumto!

Shpesh edhe programuesit më të mire ngecin. Për këtë arsye egziston humultimi në internet. Në ditët e sotme Google është bërë shoku më i ngushtë i programerëve, në aspektin që dikush diku patjeter e ka pasur të njëjtin problem si ne, dhe Google të ndihmon ta gjesh zgjidhjen. Mirëpo për hulumtim efektiv, cdo fjalë që shkruhet në Google për kerkim duhet ta ketë vendin e vetë. Në orët e Shkollës Digitale, për shembull, hulumtimi është një prej proceseve të shumta. Shkolla Digjitale mëson se si bëhet hulumtimi efektiv, duke pasur parasysh fjalët dhe frazat kyçe që të çojnë drejtë zgjidhjes së problemit.

 

3. Jepi kohë trurit të pushojë

Truri i njeriut mund të marrë shumë informata para se të lodhet apo të bllokohet. Por, ndonjëherë kur kemi kaluar shumicën e ditës me kod para syve tonë, truri jo vetëm që bllokohet por në fakt refuzon të bëjë çkado. Për këtë arsye, nëse e gjejmë vetën në këtë sutiatë, duhet të pushojmë. Nesë ndalemi te pushojmë, truri ka kohe të qetësohet dhe të jetë më efektiv në mendimin kritik dhe të punojë më rrjedhshëm drejtë qëllimeve tona.

 

4. Ndiq mësime të ndryshme

Ne mund të mësojme të kodojmë edhe vetë. Duke ushtruar shumë dhe duke i kushtuar kodimit shumë kohë. Por, në qoftë se nuk kemi si ta testojmë vetën para ndonjë tjetri, atëherë shumica e punës qe duhët bërë për të perfeksionuar kodimin apo programimin nuk është kryer. Ka shumë kurse që mund të ndiqen, qoftë online apo edhe fizikisht nëpër vende te ndryshme. Idealja është të fillohet mesimi i kodimit që nga moshat e hershme sepse nëse zhvillimi i programimit ndodh njëkohësisht me zhvillimin e trurit, atëherë këto të dyja arrijnë nivele të larta. Shërbime të tilla, zhvillimin e kodimit nga mosha e hershme dhe po ashtu ndihmën ne zhvillimin e trurit, i ofron edhe Shkolla Digjitale. Me orare të ndryshme, programe të ndryshme dhe aftësi mesimore me standarde të larta, Shkolla Digjitale ofron ambient miqësor dhe mikpritës për femijët të cilët janë të interesuar në një karrierë të begatshme në programim. Nuk është kurrë herët të fillosh mësimin e programimit!

 

5. Vazhdoni e provoni!

Duhet të dijmë që gjatë procesit të mësimit do të shohim shumë gabime, nuk do të shohim rezultate të menjëhershme dhe ndonjëherë mund të na ngriten nervat. Është shumë e rëndësishme që të mbajmë veten të qetë. Nuk mund të bëhemi profesionista menjëherë! Nëse gjatë gjithë procesit të mesimit kemi dyshime për rrugën e zgjedhur, mos të harrojmë që çdo programer i ka pasur po këto dyshime por nuk kanë hequr dorë. Duhet të jemi të duruar edhe nëse shohim vetëm gabime (error) në çdo detyrë që bëjmë. Një thënie në gjuhën Angleze thotë “practice makes perfect,” ne Shqip, praktika sjell përsosmërinë. E vetmja pengesë për suksesin është mungesa e etikes së punës, e vetbesimit dhe këmbënguljes.