img img img
header-image

Blog 16 Dec 2015

Darsej Rizaj

author-image
🕑

7 arsye pse fëmija juaj duhet të mësoj programim

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që jemi duke jetuar në një kohë digjitale ku telefonat, tabletët dhe kompjuterët e kanë vërshuar çdo shtëpi Kosovare, ku me të edhe kanë arritur të pushtojnë jetët e fëmijëve. Sikurse që iu mësojmë leximin, shkrimin dhe matematikën, fëmijët sot duhet të mësojnë se si të krijojnë programe digjitale dhe jo vetëm të i shfrytëzojnë ato.

Kodimi apo programimi është arti i krijimit të lojërave kompjuterike, aplikacioneve për telefona apo kompjuterë që ndihmojnë në zbatimin e çdo profesioni nga Shëndetësia e deri tek udhëheqja e bizneseve. Deri sa fëmijët rritën, aftësia për programim do të jetë aftësi fondamentale sikurse leximi dhe shkrimi që është sot, pa marrë parasysh se çfarë profesioni vendosin të ndjekin.

Programimi nuk është i përfshirë në plan programet e shkollave, mos lejo fëmija juaj të mbetet mbrapa.

Fatkeqësisht në shkollat fillore dhe të mesme, rëndësia e programimit ende nuk ka arrit të futet si lëndë serioze nga shkollimi i hershëm. Kjo është një problem që tani në SHBA vetëm se është adresuar dhe punohet intenzivisht që çdo shkollë të ofrojë lëndën e programimit me plan programe adekuate.

Programerët nuk janë vetëm ekspertët teknologjik apo inxhinierët

Si të përmendet fjala Programer, shumica nga ne e kanë në mendje një stereotip të një “Geek”, një ekspert asocial i izoluar në botë digjitale, apo një person që punon vetëm me kompjuterë. Ky lloj portretizimi nuk është fare i vërtetë, pasi që personat që kanë aftësi të kodimit dhe jo kushtimisht janë programer me profesion, kanë arritur të tregojnë suksese të mëdha në fusha të ndryshme shkencore dhe kanë arritur rezultate më kreative se kolegët e tyre që nuk kanë pas aftësi të kodimit.

Programimi është kreativ dhe zbavitës

Është e mahnitshme të vështrosh një 8 vjeçar duke kaluar orë të tëra duke krijuar lojërat e tij ne Scratch, një gjuhë programuese për fëmije.

Scratch iu mundëson fëmijëve të luajnë lojëra kompjuterike, ku njëkohësisht i mëson ata të programojë apo edhe iu mundëson atyre të i modifikojnë lojërat. Si shembull, nëse fëmija juaj është duke e luajtur një lojë në Scratch dhe atij nuk i pëlqen si duket një figurë e caktuar, ai mund të bëjë ndërrime në lojë dhe të fus brenda gjëra qe i duken atij më mire. Kjo lejon që ata të zhvillojnë imagjinatën e tyre dhe kreativitetin.

Programimi rrit vetëbesimin

Disa fëmijë e kanë të vështirë kur ju krijohet presion nga jashtë për arritjen e caqeve të ndryshme në mënyrë të imponuar. Sidoqoftë, programimi iu jap atyre aftësi të kontrollojnë të ardhmen e tyre. Programimi i lejon ata të krijojnë një botë ku nuk ka rrugë të para-definuara, ku nuk është vetëm një mënyrë për realizimin e gjërave, dhe ndërton vetëbesim duke treguar se ata munden të krijojnë mënyrat e tyre unike, të ndërtojnë zgjidhjen e problemeve në mënyrën e vet.

Programimi mëson mendimin kritik dhe rrit aftësitë e zgjidhjes së problemeve

Programimi është si një lojë e Shahut, ku ju duhet të mendoni disa hapa përpara dhe të gjitha hapat e mundshëm që kundërshtari juaj mundet të luaj kundër jush. Programimi i mëson fëmijët të mendojnë për rezultatin final dhe si ti ndajnë detyrat e mëdha në shumë detyra të vogla. Kur fëmijët mësojnë të programojnë, ata mësohen të tejkalojnë detyrat e vështira dhe të arrijnë në rezultate të hatashme duke iu mësuar atyre “Si mundem unë të ndajë këtë problem ne copa të vogla që janë të menaxhueshme në mënyrë që të arrijë në rezultatin final ku unë duhet të jem”

Programimi mëson shtjellimin e tregimeve

Krijimi i lojërave kompjuterike, i mëson fëmijët aftësitë se si të shtjellojnë tregime përmes lojërave dhe të i ndajnë ato me të tjerët. Sa më shumë hapësirë që iu japim fëmijëve të krijojnë lojëra kreative aq më shumë do të na impresionojnë me imagjinatën e tyre.

Kur mëson të programosh, ti programon të mësosh

Programimi është një formë e re e të shkruarit, një formë që të mundëson të shkruash gjëra të reja, nga lojërat deri tek tregimet interaktive, animimet dhe simulimet. Dhe në proces të krijimit të këtyre gjërave të reja, fëmijët mësojnë jo vetëm për shkencat kompjuterike, ata mësojnë strategji të zgjidhjes së problemeve, dizajnimit të projekteve dhe komunikimit të ideve. Aftësi që janë të nevojshme për secilin.

Shkolla Digjitale është shkollë e certifikuar në Prishtinë, me ekspertë të fushës që mundëson mësimin e programimit për fëmijët e moshave 7 – 15 vjeç. Ju mund të regjistroni fëmijën tuaj nga forma më poshtë dhe ne do të ju kontaktojmë për detaje.

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
Shkolla Digjitale nderohet me dekoratë dhe mirënjohje nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani
View blog
header-image
Suksesi ndërkombëtar i Shkollës Digjitale dhe StarLabs, pjesë e fjalimit inspirues të Presidentes Osmani në Parlamentin Evropian
View blog
header-image
Jona Durguti
View blog
header-image
Profesionet – Dje, Sot dhe Nesër
View blog
header-image
Ish- Presidentja Jahjaga në mbështetje të vajzave në TIK
View blog