img img img
header-image

Blog 21 Dec 2015

Darsej Rizaj

author-image
🕑

A është fëmija im një gjeni teknologjik?

Jemi mësuar të dëgjojmë komente nga shumë prindër, se si fëmija i tyre është një talent teknologjik nga mosha e hershme me kompjuterë, apo si fëmija i tyre mundet te kontrollojë çdo smartfone. Këto komente nuk vijnë nga prindër me fëmijë të moshave 8 apo 10 vjeçare… ju këto komente mund të i dëgjoni edhe nga prindër që kanë fëmije te moshave 2 vjeçare apo në raste më të rralla 1 vjeçar.

A do të thotë kjo se jemi duke jetuar në një epokë ku së shpejti do të vërshojë një gjeneratë e super talenteve dhe gjenive teknologjik? Sado që kjo tingëllon shumë mirë, realiteti është tjetër.

Gjatë 15 viteve të fundit, kompani të mëdha si Microsoft, Apple, Google kanë investuar shuma të mëdha te parave dhe kohës për te krijuar teknologji që është e ndërtuar sipas logjikës së vetë natyrës njerëzore. Me fjale të tjera, është krijuar një gjenerate e teknologjisë ku përdorimi i saj, pothuajse çdo njeriut i vie instinktivisht. Sidoqoftë, është vërejt se fëmijët përdorimin e mësojnë në kohë rekord, ku edhe arrijnë ti i impresionojnë prindërit e tyre dhe familjarët.

Problemi sot qëndron tek fakti se ne ende duhet të kuptojmë se çfarë realisht po mësojnë fëmijët dhe çka nënkuptojmë me gjeni teknologjik. Një gjeni teknologjik mund të karakterizohet me shkathtësi teknologjike në momentin që ai mund të shkruaj dhe krijojë gjëra nga asgjë. Një gjeni teknologjik është ai që mundet të zgjidhë probleme teknologjike komplekse në sfera të ndryshme të profesioneve.

Fatkeqësisht, shumica e aplikacioneve të sotme apo edhe softuerëve që fëmijët janë të ekspozuar, nuk ofrojnë hapësirë që fëmija të krijojë. Në këtë rast, fëmija juaj është vetëm së duke absorbuar informata, qoftë ato nga Browserët ku shfletojnë faqe interneti (në këtë rast Lexim), video të ndryshme nga Youtube (në këtë rast Mësim) dhe lojëra të ndryshme në smartfone apo kompjuterë (në këtë rast Argëtim). Atëherë shtrohet pyetja, ku e kemi lënë Shkrimin??? Përmes teknologjisë ne jemi duke i mësuar fëmijët Lexim por jo edhe Shkrim!!! Dhe vetëm kur të kalojnë ne Universitet atëherë i ekspozojmë ata rreth “Shkrimit” apo në rastin tonë Kodimit/Programimit në teknologji… Për shumë, ky do të jetë një hap i vonshëm!

Pikërisht për këtë arsye, është zhvilluar gjuha programuese Scratch nga Universiteti i MIT, ku përmes saj fëmijët mësojnë programim përmes lojërave kompjuterike. Përmes kësaj, ata zhvillojnë mendimin kritik, logjikën si dhe i mësojnë konceptet bazë të programimit dhe krijimit në teknologji. Ky plan program vetëm se është implementuar tash disa vite ne USA dhe UK.

Ky program tash ofrohet edhe nga Shkolla Digjitale në Prishtinë. Grupet kanë filluar të formohen dhe do të fillojnë në gjysmën e parë të Janarit. Ju mund të regjistroni fëmijën tuaj nga forma më poshtë:

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
Drejtuesja e Shkollës Digjitale, Hana Qerimi pjesë e delegacionit të Presidentes Osmani në Web Summit
View blog
header-image
Java e kodimit 2017
View blog
header-image
Ish- Presidentja Jahjaga në mbështetje të vajzave në TIK
View blog
header-image
Bordi i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare pritet nga Zyra e Kancelarit Gjerman
View blog
header-image
STARTUP ECOSYSTEM: Experts Insights në Tiranë!
View blog