Shumë prej nxënësve që ndjekin mësimet tona kanë ambicie të medha për të ardhmen e tyre por edhe për të tashmen. Ata dëshirojnë të mësojnë më shumë dhe të arrijnë maja të mëdha në karierën e tyre por edhe të kontribuojnë për shoqërinë në të cilën janë rritur.

Disa prej tyre ndoshta edhe kanë ndjekur mësime tjera në mënyra tjera, por prapë si përvojat që kanë pasur në Shkollën Digjitale nuk krahasohen me ato të tjerat.

Më fjalët e Shkëlqim Beselicës, njëri prej nxënësve në Shkollën Digjitale “.. nuk ka si mesimi live (ballë per ballë).” Shkëlqimi ka përfituar shumë nga kontakti që ka pasur me profesorët e shkollës sonë, sepse sipas tij, mësimi online lejon hapsirë për dembeli dhe shtyerje të mësimit. “.. me pasë ndikim prej një profesori që e ke perballë e jo online përmes kompjuterit, sepse pak është edhe puna e dembelisë. Hajt sot hajt nesër, pastaj përton dhe e len.”

Shkëlqimi ka gjetur dashurinë e tij ndaj Front-End Development në Shkollën Digjitale dhe synon që në të ardhmen të bëhet Front-End Developer me nam. “.. e shoh vetën duke punuar – nëse jo në dy punë, atëherë në një punë si Front-End Developer..”

Jora Veseli është nje shembull i mirë se si nxënësit e Shkolles Digjitale kanë dëshirë të ndihmojnë shoqërinë dhe vendin e tyre. Ajo ka deshirë që në të ardhmen të ndihmojë njerëzit, “Gjithmonë e shoh vetën duke punuar ose duke bërë një punë që vazhdimisht i hyn në ndihmë njerëzve dhe do të mundohem të zgjedh problemet që ata i kanë. Çfarëdo qofshin ato.”

Jora shpreh dashurinë saj për kafshët duke folur për uebfaqen për te drejtat e kafshëve në të cilën ajo ka punuar. Ajo flet se si e ka përdorur platformen WordPress për të krijuar këtë faqe, këto janë fjalet e saj: “Kisha dashtë me veçu një, e cila është një uebfaqe për fondacionin e të drejtave të kafshëve. Kjo uebfaqe synon të informojë njerëzit dhe ti vetëdijesojë për kafshët, më shumë në përgjithësi dhe për të drejtat e tyre. Është diçka që besoj do ti hyjë të gjithëve në punë, dhe thjeshtë secili prej nesh ka me mësu diçka që nuk e kemi ditur më herët.” Ajo veçon këtë projekt mbi tjerat sepse dëshiron që kafshët të trajtohen më mirë dhe të këne të drejta të njohura nga të gjithë.

Poashtu, Olt Gashi tashmë veç është inkuadruar në ndihmimin e shoqërisë dhe qytetarëve të Kosovës. Ai vullnetarisht ka punuar në një projekt për Qendrën e Edukimit Dija. “Kam disa projekte në Shkollën Digjitale, por një që kisha dashtë me veçu është uebfaqja për qendrën Dija, e cila është qendër për edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Në këtë projekt kam punuar vullnetarisht.”  Olti jo vetëm që ka përfituar dijeni nga Shkolla Digjitale, por në të ardhmen ai konsideron opsionin e kthimit të nderit ndaj Shkollës Digjitale. “Pas 10 viteve e shoh vetën si një programer të suksesshem me shumë projekte të përfunduara. Pse jo edhe instruktor në Shkollën Digjitale.”