Deri tani imazhi i Shkolles Digjitale është përceptuar rreth idesë që mëson vetëm programim dhe aftësi tjera kompjuterike. Në fakt, Shkolla Digjitale bën më shumë se kaq! Shkolla Digjitale jep mësime jetike dhe aftësi që mund të përdoren në “botën reale.”

 

Aftësi të Udhëheqjes

Aftësitë e udhëheqjes u lejojnë fëmijëve të kenë kontroll mbi jetën e tyre dhe aftësinë për t’i bërë gjërat të ndodhin. Udhëheqja siguron besim dhe i ndihmon fëmijët të zgjidhin problemet në mënyrë kreative, të punojnë në një ekip dhe të punojnë në bashkëpunim me të tjerët. Udhëheqja u jep fëmijëve shumë mundësi për të zhvilluar përgjegjësinë.

  • Ne modelojmë sjelljen e lidershipit tek fëmijët. Fëmijët mësojnë duke parë se çfarë bëjnë të tjerët. Mësuesit tanë i tregojnë fëmijës se çfarë po bëjnë dhe pse ata e bëjnë.
  • Ne u mësojmë fëmijëve se si t’i shohin gjërat nga këndvështrimi i tjetrit. Komunikimi i mirë është një komponent kyç për të qenë një udhëheqës efektiv. Ne u mësojmë fëmijëve tanë se si të dëgjojnë me kujdes dhe si t’u përgjigjen të tjerëve në një mënyrë të qetë dhe të respektueshme.
  • Ne i ndihmojmë fëmijët të ndërtojnë vetëbesim. Dhënja e mundësive për të bërë një punë të mirë dhe për të ofruar lëvdata kur është e përshtatshme ndihmon në rritjen e vetëbesimit. Duke vlerësuar punën e tyre të madhe në një program të caktuar ose pjesë të kodit na ndihmon të arrijmë këtë.

 

Aftësi për Zgjidhjen e Problemeve

Fëmijët mund të mësojnë se si t’i zgjidhin problemet e tyre. Ne u lejojmë atyre të fillojnë marrjen e vendimeve të vogla, të tilla si aktiviteti ku ata duan të marrin pjesë, dhe pastaj t’u japim atyre më shumë mundësi për të marrë vendime ndërsa mësojnë konceptet e përgjegjësisë dhe pasojat e marrjes së vendimit. Me fjalë të tjera gjejmë mënyra për të krijuar situata ku zgjidhja e problemeve është e domosdoshme.

 

Hulumtim

Fillimisht, fëmiut i duhet pak kohë të marrë në konsideratë çfarë informacioni ju duhet në hulumtimet e tyre. Në klasat tona ne bëjmë diskutime të ndryshme mbi temat kryesore qe fëmiu duhet të dijë në mënyrë që hulumtimi i tij të jetë efektiv dhe te japi rezultate. Në këto diskutime ne gjejmë fjalët kryesore, alternativa për frazën në fjalë por edhe gjenerimin e pyetjeve të cilat ndihmojnë në kuptimin e temës për hulumtim.

 


Siguri Kibernetike

Ditët e sotme sulmet më të mëdha bëhen në internet apo edhe nëpër pajisjet teknologjike. Ne mësojmë fëmijën të dijnë të mbajnë pajisjet e tyre teknologjike në vende të sigurta, ku dhe cfarë të klikojnë apo te mos klikojnë dhe e ndihmojmë të kuptojë se fjalëkalimet janë personale.

  • Mbajtja e pajisjeve në vende të sigurta dhe afër syve është shumë e rëndësishme. Në këtë mënyrë nuk mund të futet askush në pajisjet e të tjerëve dhe gjërat personale mbeten personale. Ne inkurajojmë fëmijët të mbajnë të gjitha gjërat e tyre personale afër vetes.
  • 90 përqind apo më shumë e emailëve sot janë email fallco. Në kuptimin që kërkojnë të marrin informata nga viktima. Ne spjegojmë se cilat email janë legjitime dhe cilat jo duke pasur gjithmonë në mendje që pasojat mund të jenë shumë të mëdha për viktimën, në këtë rast fëmijën por jo vetëm, këtu perfshihet edhe familja e fëmijës.

Fjalëkalimet duhen të jenë fjalë personale qe nuk duhet të ndahen me të tjerët. Ne mësojmë fëmijët të mbajnë për vete fjalëkalimet. Është e rëndësishme që fjalëkalimet të jenë të vështira për t’u gjetur apo për t’u hamendësuar nga të tjerët sepse nëse gjetet një fjalekalim, tjerat janë më të lehta për t’u thyer. Zakonisht vetëm gjërat më delikate kanë fjalëkalime dhe si të tilla duhet të mbeten. Delikate e personale.