img img img
header-image

Blog 16 Mar 2016

Darsej Rizaj

author-image
🕑 5 min to read

Çka mesojne femijet ne Shkollen Digjitale?

Eshte fare e qarte se femijet ne Shkollen Digjitale mesojne programim, kete ju mund ta keni kuptuar nga webfaqja apo nga kampanjat e marketingut, sidoqofte vetem fjala programim nuk mjafton per shume prinder, duke e marre parasysh qe programimi eshte nje teme e gjere.

Cka mesojne femijet? Eshte kjo pyetje qe stafi i Shkolles Digjitale cdo dite provon te shpjegoje ne menyren me te thjeshte te gjithe prinderve te interesuar. Per kete arsye, une si CEO i Shkolles Digjitale kam vendosur qe te shkruaj kete artikull, qe te e beje kuptimin sa me te lehte per te gjithe prinderit qe ende nuk kane arritur te vizitojne Shkollen apo te bisedojne me ne.

Nuk dua te ndalem tek temat se a eshte ngarkese, apo arsyet pse duhet femijet te mesojne pasi qe keto jane shtjelluar ne shume artikuj te meparshem (mund te lexoni nga ketu). Dua te fokusohem me teper ne detajet se cka mesojne femijet tek ne.

Qe te jesh programer, inxhinjer, IT apo cfaredo profesionisti nuk mjafton qe te kesh vetem njohuri profesionale. Eshte dicka qe kam perseritur gjithmone edhe ne trajnimet profesionale qe kisha me te rritur. Profesioni eshte vetem 50 % i suksesit. Pjesa tjeter ka te beje me edukate te pergjithshme.

Cfare nenkuptohet me edukate te pergjithshme? Nuk mjafton vetem edukata familiare qe te jemi profesionist, eshte edhe edukata profesionale. Ne shkollen digjitale femijet mesohen si te sillen ne nje ambient pune, si te kooperojne ne mes veti dhe cfare do te thote suksesi apo ndeshkimi ekipor. Nje numer i mire i femijeve ne fillim nuk e kishin ndjenjen e ekipit… Ata tash kan filluar te mesojne se si te funksionojne si nje entitet i vetem, te kene shpirte ekipor dhe te mbrojne njeri tjetrin.

Plan programi me te cilin mesojne femijet eshte i disejnuar ne menyre qe kohe pas kohe femijet te sfidohen me probleme te caktuara. Se paku cdo dite gjate ores mesimore ata e kane nje problem qe eshte me i veshtire se te gjithe tjerat. Aty testohet durimi i femijeve se sa gjate kane durim te provojne zgjidhjen e nje problemi. Eshte, shume e rendesishme qe te mesojne durimin gjate punes. Jo gjithmone gjerat ne jete jane te thjeshta apo te parashikueshme se si ne deshirojme, prandaj eshte esenciale qe keta te jene te gatshem cdo kohe te ballafaqohen me probleme qe ju marrin me shume kohe se sa qe mendojne fillimisht.

Pjesa tjeter e mesimit perveq programimit eshte kultura teknologjike. Cfare mendohet me kulture teknologjike ne kete rast? Eshte gjendje e mjerueshme… kur pyet mbi 100 nxenes se a kane degjuar ndonjehere ne shkolla per siguri digjitale dhe ne shumicen e rasteve e merr nje JO te ftohet. Te lejosh sot nje femije te shetis ne internet pa kulture baze digjitale apo pa mbrojtje ndaj materialeve te pa pershtatura per moshen e tyre, eshte e njejte sikurse te vendosesh nje femije ne nje xhungell te amazones per here te pare dhe ta lesh ate te mbijetoje i vetem.

Rreziqet e internetit eshte teme qe shtjellohet cdo nivel ne Shkollen Digjitale, ku ne i mesojme femijet se si te mbrohen dhe te vetedijesohen nga reziqet e mundshme dhe demet qe munden ata te i shkakojne vetes apo familjes. Per me teper, ata mesojne edhe edukaten digjitale, qe eshte e ngjajshme me edukaten qytetare ku ne i mesojme femijet te jene “qytetare digjital” te ndershem dhe dinjitoz duke marre parasysh se kohen me te gjate njerezimi sot po e jeton ne menyre digjitale. Dukuri kjo, qe deshem ne apo jo nuk mund ta shmangim, por duhet te edukohemi.

Cdo nivel ne Shkollen Digjitale eshte i balancuar. Femijet ne Shkollen Digjitale mesojne si te krijojne dhe si te kontrollojne teknologjine permes programimit, gjithashtu mesojne histori teknologjike, mesojne kulturen digjitale dhe sigurine digjitale. Mbi te gjitha ne po i pergadisim femijet qe te kene shpirt bashkepunues dhe te jene te pergaditur psiqikisht per cdo sfide qe mund te ju paraqitet ne te ardhmen.

Darsej Rizaj
CEO/Mesimëdhenes

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
Denisi 16 vjeçar, sot drejton kompaninë e tij
View blog
header-image
Si ta përdorim telefonin si mikrofon ne PC?
View blog
header-image
Përmbyllja e vitit 2021 me kampionët e November Code Fest 2021
View blog
header-image
Pesë arsye pse duhet të jeni pjesë e Shkollës Verore
View blog
header-image
Rrugëtimi i suksesit: Shkolla Digjitale dhe arritjet gjatë vitit 2023
View blog