Loja Fortnite u shpall në kohën e Spike Video Game Awards në vitin 2011, ku Cliff Bleszinksi (drejtuesi i dizajnit të Epic Games në atë kohë) hipi në skenë dhe prezantoi trailerin për lojën e tij të re. Epic Games kishte punuar vetëm afër tre jave në këtë lojë dhe duhej të ishte një projekt kreativ ose “teatër” pa kufizime. Bleszinski e përshkroi lojën si një alternativë e Gears of War (një lojë tjetër me stil të ngjajshëm), mirëpo kishte një botë dhe ngjyra më tërheqëse. Koha kaloi dhe nuk u degjua shumë për lojën deri në vitin 2012, kur në Comic-Con të San Diegos, Epic Games dhe Cliff u pajtuan që Fortnite do të ishte një lojë ekskluzivisht për kompjuterë dhe qe do të ndërtohej në platformën Unreal 4.

Ndërtimi i Fortnite u nda nga disa studio të ndryshme, duke përfshi zhvilluesin polak People Can Fly (Bulletstorm), i cili më vonë ndërroi emrin në Epic Games Poloni që të mund të binte në një vijë me kompaninë kryesore. Mirepo, ndërtimi i lojës ishte i ngadaltë dhe shumë i shtrenjtë. Pas një kohe të gjatë të ndërtimit, Fortnite mund të luhej në vitin 2014, gjërat bazike ishin aty, por do të duheshin edhe nja tre vite tjera që loja të shihte dritë me sy. 


Në fillim të vitit 2017, një lojë e quajtur PlayerUnknown’s Battlegrounds (PUBG) u lancua. Ndoshta keni dëgjuar për të. Kjo ishte një lojë e stilit Battle-Royale, ku disa lojtarë zbresin me parashuta nga një aeroplan në një ishull dhe luftojnë kundër njëri tjetrit për të arritur vendin e parë. PUBG nuk ishte loja e parë e këtij stili, mirëpo ishte loja që e rriti emrin e këtij stili. Kështu, Epic Games vendosi që ta lancojë një pjesë të Fortnite me këtë stil, Battle-Royale. Me këtë vendim, Fortnite u bë njera prej lojërave më të medha dhe më të luajtura në të gjithë botën. Në fakt, mori titullin “Loja e Vitit” në 2018 dhe ja kaloi shumë lojërave tjera me renome botërore.