Ne, njerëzit, komunikojmë me njëri-tjetrin duke përdorur fjalë dhe shenja. Thjeshtë përdorim gjuhën tonë për t’i bërë të tjerët të kuptojnë atë që na nevojitet apo bëjmë.
Të njëjta janë edhe gjuhët programuese.
Ne i përdorim ato për të komunikuar me makineri të cilat praktikisht nuk e kuptojnë gjuhën njerëzore apo edhe lëvizjet njerëzore. Ato janë thelbi i avancimit teknologjik që kemi arritur deri më tani.
Në vitet 1940, kompjuterët e parë modern dhe të fuqizuar elektronikisht u krijuan. Gjuhët e para programuese që u bënë për t’i dhënë udhëzime kompjuterit u shkruan në 1950.
Një gjuhë programimi e hershme e nivelit të lartë që u dizajnua për një kompjuter ishte Plankalkül, e zhvilluar nga Gjermanët për Z1 nga Konrad Zuse mes viteve 1943 dhe 1945. Mirëpo nuk u implementua deri në vitet 1998 dhe 2000.
Gjuhët e programimit janë zhvilluar gjatë viteve dhe shumë prej tyre kanë sjellë gjuhët që ne i përdorim në ditët e sotme.
Vitet 50:
|
Vitet 60 dhe 70:
Vitet 80:
|
Vitet 90, epoka e internetit:
|
|
Vitet 2000:
- 2000 – ActionScript
- 2001 – C# dhe D
- 2002 – Scratch
- 2003 – Groovy dhe Scala
- 2005 – F#
- 2006 – PowerShell
- 2007 – Clojure
- 2009 – Go
- 2010 – Rust
- 2011 – Dart, Kotlin, Red dhe Exlixir
- 2012 – Julia
- 2014 – Swift
- 2016 – Ring
Gjuhët programuese po ndryshojnë dhe po rriten dita ditës. Mësimi i tyre sjell vetëm përfitime, dhe sa më herët që i mësojmë, aq më mirë!