Në këtë kohë e në këto vite teknologjia po përparon aq shumë sa që po përdoret pothuajse kudo. Ka shumë industri që sot përdorin teknologji kur në fakt më parë nuk e kanë ditur që do t’i nevojitet.

Programimi në Industrinë e Udhëtimeve

Sherbimet Taksi

Shumë kompani të taksive sot kanë aplikacione të tyre, shumë kompani të udhëtimeve kanë aplikacione të tyre. Për shembull, njëra prej kompanive më të mëdha në botë për shërbime transportuese, Uber, ka aplikacionin i cili jo vetëm lejon të thërrasësh taksinë, por edhe lejon ta shohësh se ku gjendet taksia. Sa larg është, për sa minuta vjen, dhe pastaj mund ta vlerësosh taksistin. Ky aplikacion nuk është aplikacioni i vetëm i këtij soji. Në fakt ka edhe kompani tjera që e perdorin këtë metodë në po këtë industri.

Agjensionet e Udhëtimeve

Një tjetër shembull i kompanive që përdorin aplikacione apo teknologji për rezervime janë edhe agjensionet e udhëtimeve. Përpara kemi shkuar fizikisht nëpër agjensione dhe kemi kërkuar prej tyre të na tregojnë vende për të shkuar dhe çmimore për të planifikuar shpenzimet. Sot, shumica e agjensioneve ofron këto shërbime online.

Aeroportet

Poashtu, disa aeroporte kanë zhvilluar aplikacione ku përdoruesit mund të ndjekin se ku i kanë çantat. Shërbimet lejojnë të ndiqen valixhet gjatë çdo pjese të udhëtimit. Kanë zhvilluar edhe aplikacione ose karakteristika në uebfaqet e tyre ku mund te bëhet check-in online. Nuk keni nevojë të prisni në rresht për te bërë check-in valixhet, i bën check-in online dhe pastaj vetëm i lëshoni në vendet e caktuara në aeroport.

 

Programimi në Mjekësi

Furça e zgjuar

Nëse jeni një nga miliona njerëz që kanë frikë të shkojnë tek dentisti, teknologjia e re mund ta bëjë jetën tuaj shumë më të lehtë. Një furçë dhëmbësh e zgjuar e lëshuar kohët e fundit mund të jetë bileta juaj e teknologjisë së lartë për të parandaluar dëmtimin e dhëmbëve. Kjo vegël e dobishme do t’ju bëjë të ditur nëse jeni duke larë dhëmbët mjaftueshëm dhe nëse teknika juaj është e saktë. Kjo mund të ndihmojë edhe prindërit të përcjellin nëse fëmijët e tyre janë duke i larë dhëmbët para se të bien në gjumë.

 

Dentistët 

Teknologjia e dhëmbëve nuk është vetëm për kujdesin në shtëpi. Falë printimit 3D dhe modelimit digjital, pacientët dentarë nuk kanë më nevojë të merren me gojë të mbushur me pështymë sa herë që dentisti bën kontrollë. Edhe pse kjo nuk do të transformojë një vizitë tek dentisti në një udhëtim qejfi, padyshim rritë faktorin e rehatisë.

Programimi në Shitjet me Pakicë (Dyqanet e Zakonshme)

Dyqanet në internet kanë ndryshuar përgjithmonë peisazhin e shitjes me pakicë, por në sajë të informatikës Cloud dhe Internet of Things (IoT), mënyra e blerjes ende po evoluon. Frigoriferët e mençur mund të porosisin sende ushqimore dhe ndjekja e inventarit të bazuar në Cloud mund të lejojë një blerës të dijë në sekonda nëse një dyqan ka një madhësi ose ngjyrë specifike të këmishës në magazinë. Disa shitës kanë eliminuar edhe linja të gjata duke i lënë konsumatorët në dyqan të përdorin telefona të mençur për të bërë blerje.

Shoppingu Online

Për të përmirësuar më tej përvojën e blerjeve, dyqanet më shumë po përdorin ndjekjen e blerjeve për të parë sjelljen dhe preferencat e konsumatorit, duke ofruar produkte të përshtatura dhe shitje të personalizuara për një shumëllojshmëri të shijeve e blerjeve.

Të gjitha këto bëhen me anë të programimit dhe algoritmeve të ndryhme të krijuara nga faktori njeri. Programimi po zgjërohet dhe kerkesa po rritet çdo ditë e më shumë. Per këtë arsye shumë industri sot po e shohin teknologjinë si mundësi zgjërimi. Ata kanë nevojë për programues dhe ne synojmë të arrijmë në pika ku programuesit tanë janë në kërkesë.

Regjistrohu Tani

Mbi 1200 nxenes mesojne programim me Shkollen Digjitale.

Programimi eshte e ardhmja e te gjitha profesioneve. Meso si te krijosh lojera, programe, webfaqe dhe aplikacione mobile!
Regjistrohu Tani