Lojërat kompjuterike janë bërë pjesë e madhe e jetës se njerëzve në ditët e sotme. Për shembull, loja Dota 2 ka afër 475,000 lojtar. Dota 2 si lojë e pronësuar nga Valve, mban shumë turne gjatë vitit, por turneu më i madh është The International (TI). Çdo vit ka lojëra të forta dhe konkurrencë të fortë, mirëpo The International 2018 (TI8) kishte diçka të rë që nuk ishte parë më herët. Një robot që luante kundër profesionistëve më të mëdhenj të lojës.

Çka është interesante tek kjo punë, është se një grup njerëzish e kanë krijuar këtë robot (AI) për të luajtur me vetvetën gjatë gjithë kohes, dhe pasiqe është robot, në një dite lojë ai mëson taktika sikur të kishte luajtur 300 vite. Idea është kjo: lojtarët më të mirë të botës luajnë 1 kundër 1 me robotin. Në lojën Dota 2, kur luhet 1 me 1 vazhdojnë deri sa të bëhet vrasja e parë, ose të rrëzohet kulla e parë.

Disa nga lojtaret më të fortë të botës kanë luajtur kundër AI në skenën e madhe të TI nën vëzhgimin e afër 15 milion shikuesve në internet pa numëruar mijërat që ishin në skenë. Në fakt, në çdo lojë 1 me 1 roboti i mundi profesionistët. Kur jemi në fazat fillestare të lojës së Dotes, dhe në fazat mësimore, luan kundër robotëve. Mirëpo këta robotë janë kundërshtarë të dobët dhe në fakt munden lehtë. Kur u pyeten profesionistët se si ndiheshin pas humbjes, të gjithë thanë që ishin mësuar te luanin kunder “BOT-ave” të dobët dhe nuk kishin pritur që një BOT do ti mundte kaq lehtë një ditë.

Ky AI, apo robot, apo BOT u krijua nga laboratori OpenAI që merr fonde prej Elon Musk. Laboratori OpenAI krijoi edhe një ekip, OpenAI Five, me pesë BOT-a që të luajnë kundër ekipeve profesionale, mirëpo nuk ishin aq të suksesshëm sa BOT-i që luante 1 me 1.

Për të krijuar BOT-ët e tyre, laboratori u kthye në një metodë të të mësuarit të makinës i njohur si mësim për përforcim. Kjo është një teknikë e thjeshtë që mund të sjellë sjellje komplekse. Agjentët e AI-së hidhen në një mjedis virtual ku mësojnë vetem se si t’i arrijnë qëllimet e tyre nëpërmjet gjykimit dhe gabimit. Programuesit përcaktojnë ato që quhen funksione shpërblimi (dhënien e pikëve ndaj BOTëve për gjëra të tilla si vrasja e një armiku) dhe pastaj i lënë agjentët e AI-së të luajnë kundër vetës pa pushim.

Me fjalë tjera, e ardhmja po vjen shumë shpejtë! Po i afrohemi kohës kur robotët, AI apo BOT-ët mund të bëjnë shumë gjëra dhe ndoshta mund të zëvendësojnë njerëzit në shumë lami të ndryshme. Ndoshta një ditë do të lexojmë një artikull mbi një aktivitet të rëndomtë të shkruar nga një BOT.

Regjistrohu Tani

Mbi 1200 nxenes mesojne programim me Shkollen Digjitale.

Programimi eshte e ardhmja e te gjitha profesioneve. Meso si te krijosh lojera, programe, webfaqe dhe aplikacione mobile!
Regjistrohu Tani