img img img
header-image

Blog 26 Nov 2020

Darsej Rizaj

author-image
🕑 6 min to read

Metodologjia më e re e mësimdhënies në botë

Si rezultat i metodave të vjetra të mësimdhënies të cilat nuk përkojnë aspak me kohën në të cilën sot jetojmë, fëmijët po hasin në vështirësi të mëdha në mësimnxënie duke mos pasur fokus e as interesim të mësojne mësimet që u ofrohen atyre pasi që nuk përkojnë me botën digjitale në të cilën ata sot jetojnë.

Mësimi klasik nuk funksionon me këtë gjeneratë

Fëmijët sot shumicen e kohës se lirë e kalojnë në teknologji, lidhja e tyre me botën përmes teknologjisë bën që ata të jenë shumë të vetëdijshëm për trendet globale dhe secili ka lojën e tyre të preferuar. Në anën tjetër, proceset e mësimdhënies të cilët nxënësit ndjekin, kanë vazhduar të përcjellin metodat e vjetra tradicionale të cilat nuk përkojnë aspak me realitetin e tyre, dhe normalisht që kjo bën që atyre të ju bie fokusi dhe interesimi për të mësuar. Mosha nuk ka rëndësi, por logjika dhe eksperienca janë ato që reflektojnë suksesin, sepse fëmijët tash janë shumë më të ekspozuar ndaj informatave, se gjeneratat e mëhershme.

Tani është koha kur mësimdhënia duhet të evoluojë

Duke marrë parasysh që po jetojmë në epokën e digjitalizimit, adaptimi i logjikës së lojërave teknologjike e cila po e stimulon shumë kënaqësinë e fëmijëve dhe po i motivon ata të vazhdojnë të luajnë edhe më shumë, është vlerësuar si iniciativë shumë e mirë që të ndërlidhet me procesin mësimor, në mënyrë që të krijoj rezultate në progres si dhe kënaqësi në eksperiencën gjatë mësimit.

Nivelet e mësimit janë si nivelet në lojë

blog-image

Gamifikimi është një formë e re e procesit mësimor nga ai që jemi mësuar të shohim deri tani, ku fëmijët përmes angazhimit të vazhdueshëm sikurse në lojëra, do të kalojnë në nivele, nga ai bazik deri te ai i avancuar përmes pikëve të eksperiencës ose XP (Experience Points).

Çfarë është Gamifikimi?

Këto pikë, fëmijët i fitojnë si vlerësim i punës së tyre gjatë periudhës sa ata mësojnë, kur përfundojnë detyra dhe sfida të ndryshme. Një vlerësim i tillë, që vjen si rezultat i kësaj metodologjie të mësimdhënies, rrëzon poshtë metodën e vlerësimit përmes notave, e cila bën që nxënësit të demotivohen dhe të frikësohen nga detyrat apo sfidat e reja seps ata kanë shanca të vazhdueshme për të treguar sukses.

Vlerësim përmes eksperiencës, jo notave

Është konstatuar që mësimi në formë të lojës është shumë më i suksesshëm se sa mësimi klasik, prandaj bazuar në suksesin e këtij trendi, Shkolla Digjitale ka implementuar këtë metodologji në procesin e mësimit duke i ndarë nxënësit në katër kategori (houses), në bazë të veçorive që fëmijët zotojnë, ku nxënësi është një karakter në lojë.

Gjatë mësimit nxënësi është një karakter në lojë

blog-image

Për fëmijët, detyrat që u caktohen janë obligim që jo gjithmonë është koha më argëtuese për ta! Mirëpo, mënyra jonë e mësimit përmes metodologjisë së “Gamifikimit” i bënë ata që të jenë të inkurajuar të marrin pjesë në detyra në mënyrë aktive duke u ndjerë të sfiduar në mënyra të ndryshme të arrijnë rezultatin e detyrës hap pas hapi dhe duke i bërë të ndjehen njëkohësisht që janë duke përfunduar një lojë. Kjo mënyrë e shëndrron të gjithë procesin e përfundimit të detyrës në lojë dhe argëtim, dhe si përfundim jep rezultate të kënaqshme dhe reale, si dhe ndihmon shumë në zhvillimin logjikës së tyre. Vlerësimi i progresit dhe detyrave të nxënësve përmes pikëve XP (Experience Points), rezulton të jetë më shumë shpërblyes se sa dekurajues në angazhimin e tyre dhe përfundimin e detyrave të caktuara.

Garat e mësimit nuk janë me teste dhe nota, por me experiencë personale dhe kolektive.

Nxënësit do të monitorohen në mënyrë të vazhdueshme duke iu përcjellur progresi i tyre dhe duke i shpërblyer me simbole (badges) si: nxënësi më i mirë, më i shpejtë, më bashkëpunues, kalimi në nivelin tjeter, grupi më i mirë, e shumë të tjera. Secili nxënës në sistemin e mësimit në Shkollën Digjitale ka hapësirën e vet ku i paraqet projektet/detyrat dhe njëkohesisht i sheh vlerësimet. Në këtë mënyrë, nxënësit motivohen dhe ndjehen vazhdimisht të sfiduar për më tepër pasi që gjatë gjithë kohës shohin në sistem në mënyre vizuele simbolet e tyre të fituara për arritje në kompletimin e detyrave.

Komunitet i kontrolluar nga profesionistë në mësimdhënie dhe entuziastë të lojërave digjitale

blog-image

Secila sfidë do të ndihmojë nxënësin të mbledh pikë, duke kaluar nga një nivel në tjetrin si dhe duke u shpërblyer me privilegje të caktuara për nivelin përkatës. Jetëgjatësia si nxënës i Shkollës Digjitale, i cili ka arritur në nivelin e fundit të kursit dhe këtij procesi, do të shpërblehet me praktikë ose edhe punësim. Me kalimin e kohës, dinamika e lojës do të definojë se si loja dhe nxënësit do të evoluojnë vazhdimisht duke e konsideruar gamifikimin shumë argëtues, i cili gjithashtu do ti mbajë nxënësit të angazhuar. Një ndër qëllimet tona kryesore dhe pikënisja e gjithë idesë është që fëmija juaj të përfitojë nga një formë moderne e mësimit, përmes së cilës të aftësohet për tregun e punës.

Rezultatet janë rrugëtim dhe jo obligim

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
Nënkryetari i Prishtinës, z. Alban Zogaj viziton Shkollën Digjitale dhe StarLabs
View blog
header-image
A është fëmija im një gjeni teknologjik?
View blog
header-image
Studim rreth përdorimit të teknologjisë nga fëmijët
View blog
header-image
Java e kodimit 2017
View blog
header-image
Mesimi i logjikes permes lojes
View blog