Përveç kompanive në sektorin e teknologjisë, ka një numër në rritje të bizneseve që mbështeten në kodimin kompjuterik. Nuk është çudi që tetë nga 25 vendet e para të punës këtë vit janë pozicionet e teknologjisë. Një inxhinier softuerik do të mund të gjente vetën duke punuar në Apple, ashtu si edhe në një spital ose në një prodhues të makinerive.

Shtatë milionë hapje pune në vitin 2015 ishin në profesione që kërkonin aftësi kodimi,  vendet e punes me kerkesa në programim në përgjithësi po rritet 12% më shpejt se mesatarja e tregut.

Kjo gjetje e fundit është rezultat i hulumtuesve që zgjerojnë fushën e analizës së tyre për të përfshirë shkathtësitë e kodimit në pesë kategori kryesore të punës:

  • Punonjës i Teknologjisë së Informacionit (IT)
  • Analistët e të Dhënave
  • Artistë dhe dizajnerë
  • Inxhinierë
  • Shkencëtarë

Aftësitë u definuan duke përdorur një program për t’ia dhënë udhëzimet kompjuterit përkundër përdorimit të aplikacioneve të vendosura. Studiuesit kërkuan gjuhë programimi duke përfshirë JavaScript dhe HTML për ndërtimin e uebfaqeve, programet statistike R dhe SAS, programet AUTOCAD për inxhinierë, dhe gjuhë tjera programimi si Java, Python dhe C++.

Raporti përdori të dhëna të nxjerra nga 26 milionë reklama të vendeve të punës në SHBA të mbledhura në 2015 dhe të dhëna të tjera. Ai shqyrton kërkesën e tregut të punës për shkathtësitë e kodimit me qëllim që të zbulojë punët dhe aftësitë specifike që kërkojnë punëdhënësit.

Me fjalë tjera, kodimi po merr formë dhe po arrinë pikat kryesore në çdo treg të botës. Kodimi nuk jep dituri vetëm për krijimin e uebfaqeve apo softuerëve, kodimi ndihmon në zhvillimin e logjikes dhe rrjedhave jetësore. Shkolla Digjitale ka si fokus implementimin e mësimeve jetësore përmes kodimit, në sensin që zhvillon fëmijet mentalisht në aspekte tjera perpos kodimit të cilat përdoren në kohën reale dhe jetën e përditshme.