img img img
header-image

Blog 08 May 2016

Darsej Rizaj

author-image
🕑 5 min to read

Profesionet – Dje, Sot dhe Nesër

Nëse e shikojmë historikisht krijimin e profesioneve dhe zhdukjen e tyre në kohë, atëherë mund të vërejmë një ndërrim drastik në mënyren e të punuarit dhe kategorinë e profesioneve vetem viteve të fundit! E gjitha kjo është duke ndodhur falë teknologjisë e cila ka pushtuar cdo sferë të jetës. Është mirë të ndalemi dhe të shikojmë se ku është duke na drejtuar e ardhmja dhe të mendojmë se a jemi duke i përgatitur fëmijët për një të ardhme kur në fakt ne sot në nuk e dijmë se çfarë profesione do të ekzistojnë në periudhën kur ata do të rriten dhe të jenë të gatshëm për punë.

Është e rëndësishme të ceket se për këtë lloj të ardhme, aftësitë si mendimi kritik, aftësia per zgjidhjen e problemeve dhe kreativiteti janë më të rëndësishme se sa njohuria faktike e cila sot është zëvendësuar pothuajse komplet nga interneti.

Në kuadër të orëve mësimore në Shkollën Digjitale, ku shpjegohet rëndësia e punës në ekip apo Crowdsourcing, nxënësit e Shkollës, arritën të sigurojnë të dhëna të mjaftueshme për krijimin e infografikut të profesioneve përgjatë viteve. Përmes kësaj, nxënësit e realizuan një detyrë të hulumtimit ku gjatë realizimit të saj, ata u ballafaquan me sfida reale si caktimi i liderit, udhëheqja, percjellja e liderit, sdifat në ekip dhe sfidat në internet për të siguruar informatën e duhur.

Të dhënat e gjetura nga hulumtimi i realizuar nga nxënësit e Shkollës Digjitale:

blog-image

Grupet punuese:
• Agario
• Debuggers
• FP Elite
• Hackers
• Matrix
• Programmers
• The Trumplers
• White Hats

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
Veshtrim personal per gjeneraten e re digjitale
View blog
header-image
Inspironi vajzat në udhëtimin e tyre në botën e teknologjisë
View blog
header-image
Pse fëmija juaj duhet të ndjek Shkollën Verore?
View blog
header-image
Kur është koha e duhur që fëmija juaj të mësoj programim?
View blog
header-image
Mbahet ora e kodimit ne Shkollen Digjitale
View blog