Prishtine - 045 301 502 | Ferizaj - 044 415 300 | Prizren - 045 301 502 | Mitrovice - 045 301 502|info@shkolladigjitale.com

Reagim në lidhje me lojën Balena Blu dhe si t`i mbrojmë fëmijët nga rreziqe të tilla.

Home/Uncategorized/Reagim në lidhje me lojën Balena Blu dhe si t`i mbrojmë fëmijët nga rreziqe të tilla.

Reagim në lidhje me lojën Balena Blu dhe si t`i mbrojmë fëmijët nga rreziqe të tilla.

Ka dy muaj që Balena Blu është bërë pjesë e diskutimit në takimet e rregullta të stafit tonë. Për cdo javë diskutohet se a duhet të flasim nëpër klasë për këtë lojë dhe të hapim debat me fëmijët apo jo! dhe  besoni që nuk ishte e lehtë të merret vendimi që ta bëjmë një gjë të tillë deri tani.

Arsyeja është nxitja e mundshme e kurreshtjes për të hulumtuar dhe për të gjetur se qka është kjo lojë duke marrë parasyshë moshën e ndjeshme të fëmijëve dhe nevojën që kanë për të eksploruar gjërat e ndaluara, të cilat në këtë rast përmes teknologjisë informative I bën shumë lehtë të qasshme. Sidoqoftë, ka diskutime të shumta që kjo lojë mund edhe të jetë një lajm tjetër i rrejshëm!

Mirëpo tani duke marrë parasysh që me shpejtësi tepër të madhe u përhap lajmi për këtë lojë në Kosovë përmes vëmendjes që morri nga mediet, është e domosdoshme që ta mbajmë një orë të veçantë edukative me të gjithë nxënësit e Shkollës Digjitale rreth reziqeve të mundshme nga këto lojëra.

Duke marrë parasysh që Shkolla Digjitale edukon më shume se 600 fëmijë për teknologjinë informative, gjatë javës që vjen, më konkretisht ditën e Hënë dhe të Martë, të gjithë instruktorët e Shkollës do të mbajnë një orë të veçantë edukative ku do të trajtohet me seriozitet të lartë rreziku nga kjo lojë si dhe nga prezenca online, gjithashtu mënyrat se si të reagojmë dhe mbrohemi. Sygjerojmë që të gjitha shkollat ta bëjnë një gjë të tillë.

Sidoqoftë theks të veqantë në trajtimin e këtyre temave kanë gjithsesi prindërit. Balena Blu është vetëm njëra nga rreziqet që është bërë e famshme tani, mirëpo nuk bën të neglizhohen të gjitha rreziqet tjera të cilat e cënojnë shëndetin mendorë të fëmijëve gjatë prezencës online.

Me qëllim që të ndihmojmë sadopak në këtë drejtim, po i listojmë disa këshilla për prindërit që ne mendojmë se janë te domosdoshme të aplikohen me fëmijët e moshave të reja të cilët posedojnë telefona të menqur dhe kanë qasje në internet.

  • Prindërit të analizojnë në mënyrë të vazhdueshme profilin e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale sidomos Facebook dhe Instagram. “Nuk e di si është e mundur që vajzat e moshave 9 e deri 15 vjec të ken fotografi me veshje e pamje provokative të cilat nuk i përkasin aspak moshave të tyre si dhe djem me fotografi në profil si armë dhe para”!

  • Të analizojnë shoqërinë online të fëmijëve të tyre, të kuptojnë se me kë janë lidhur ne rrjetet sociale, dhe të mos lejojnë lidhjen me persona të pa njohur.

  • Të mbajnë komunikim të vazhdueshëm dhe sa më të hapur me fëmijët e tyre.

  • Tu japin fëmijëve lirinë dhe hapësirën e nevojshme të shprehen dhe ti tregojne brengat e tyre me sinqeritetin më të thellë. Të mos bëjnë vetëm këshilltarin dhe kritikuesin!

  • Të limitojnë dhe të kontrollojnë prezencën e fëmijëve të tyre online.

  • Të mundohen ti kuptojnë brengat e fëmijëve të cilat janë të lidhura me kohën që po jetojmë dhe të mos bëjnë krahasime me kohën e fëmijërisë së tyre.

  • Të edukohen në mënyrë të vazhdueshme për trendet digjitale dhe të diskutojnë me fëmijët në lidhje me to, pasi që ajo është pjesa ku fëmijët janë më së shumti të lidhur.

  • Prindërit duhet të kuptojnë që presionin social që e kan fëmijët nga rrjetet sociale është shumëfish me i madh se presionin social per një status në shoqëri qe kishin ata në kohën e tyre. Ky lloj presioni ndikon direkt në shëndetin mendor të fëmijeve si komplekset apo depresioni. Eshtë tejet e rëndësishme që të bisedohet për tema të tilla në mënyrë të hapur në ambientin familjar.

  • Eshtë shumë e rëndësishme të bisedohet se sa është e rrezikshme të bisedohet me persona anonim online. Duhet cekur se një person që fshihet prapa ekranit shumicën e rasteve nuk ka qëllime të mira. Duhet bërë me dije se lejimi i një bisede me persona anonim nuk e rrezikon vetëm bashkëbiseduesin por edhe anëtarët tjerë të famijes.

  • Duhet pas kujdes të vecantë në ndarjen e informatave private. Fëmijët duhet kuptuar se me postimin e një Checkin apo ndonjë fotografie mund të tregojnë shumë rreth aseteve familiare dhe prezencës momentale, e cila mund të keqpërdoret shumë lehtë nga dikush.

 

Misioni ynë është ti edukojmë fëmijët në përdorimin efektiv të teknologjise informative. Sidoqoftë bashkëpunimi i prindërve në këtë drejtim është i domosdoshëm.

Me Respekt
Menaxhmenti i Shkollës Digjitale