Prishtine - 045 301 502 | Ferizaj - 044 415 300 | Prizren - 045 301 502 | Mitrovice - 045 301 502|info@shkolladigjitale.com

Si ndikon teknologjia në mënyrën e të mësuarit tek fëmijët

Home/Artikull/Si ndikon teknologjia në mënyrën e të mësuarit tek fëmijët

Si ndikon teknologjia në mënyrën e të mësuarit tek fëmijët

Teknologjia po ecën me një ritëm të shpejtë dhe ka ndryshuar pothuajse krejtësisht çdo aspekt të shoqërisë sonë gjatë dekadave të fundit, nga mënyra se si punojmë në mënyrën se si ne shoqërohemi e sidomos për fëmijët.

Një nga dallimet, që kanë qenë më të dukshme, është ndryshimi në mënyrën se si fëmijët luajnë dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin nga gjeneratat e mëparshme dhe gjithnjë e më shumë në mënyrën që mësojmë.

Teknologjia siguron shumë mundësi pozitive për të mësuar, për t’u argëtuar dhe për t’u shoqëruar. Nga të gjitha ato mundësi që ofron, po përmendim disa:

Pajisjet mobile si burim i informacionit dhe i dijës.

Kur teknologjia mobile është në dispozicion, nxënësit janë në gjendje të kenë informacionin më të përditësuar, më të shpejtë dhe më të lehtë se kurrë më parë.

Pajisjet mobile mund të lehtësojnë të mësuarit duke ofruar metoda efikase dhe krijuese me anë të të cilave nxënësit thellojnë të kuptuarit e një lënde specifike në vend të memorizimit të sasive të mëdha të informacionit dhe pastaj e përdorin këtë njohuri si bazë për mësim të ri përmes integrimit dhe ndërlidhjes.

Përmes edukimit të hershëm, teknologjia është vegël dhe jo lojë.

Nëse përdoren siç duhet, pajisjet celulare dhe aplikacionet që mbështesin, do të ndihmojnë në përgatitjen e nxënësve për karrierën e tyre të ardhshme. Interneti u jep nxënësve qasje të menjëhershme për t’u informuar përtej asaj që është në tekstet e tyre shkollore.

Në fakt, fëmijët e sotëm tashmë janë të njohur me “Googling” për të gjetur përgjigje për pyetjet që ata kanë, duke i mundësuar atyre një pamje gjithëpërfshirëse për çdo lëndë të caktuar, duke i udhëzuar për të gjetur burimet e duhura dhe se si të vlerësojnë cilësinë e informacionit që gjejnë në internet duke hequr kufizimet e njëanshme të një teksti shkollor.

Teknologjia transformon përvojën e të nxënit.

Nxënësit kanë qasje në një sasi të pabesueshme të mundësive të reja, duke i aftësuar ata që të jenë më krijues dhe të jenë më të lidhur me njëri tjetrin. Teknologjia e re ka ndryshuar mënyrën si ne mësojmë, sepse duke përdorë mjete si faqet e internetit, aplikacionet, lojërat e të mësuarit, dhe librat elektronikë, ndihmojnë nxënësit të mësojnë sipas ritmit të tyre.

Puna në grupe përmes teknologjisë stimulon të mësuarit.

Përdorimi bashkëpunues i teknologjisë (në çifte ose grupe të vogla) zakonisht është më efektiv sesa përdorimi individual, ndonëse disa nxënës, sidomos fëmijët më të vegjël, mund të kenë nevojë për mbështetje në bashkëpunimin efektiv.

Në Shkollën Digjitale, rëndësi e veçantë i kushtohet jo vetëm mësimit individual, por edhe atij grupor, nga të mësuarit si duhet bërë kodimi e deri te përshtatja për bashkëpunim më të mirë me ekipet dhe me instruktorët e tyre. Prandaj, ambienti që ofron Shkolla Digjitale, e bënë atë zgjedhjen më të mirë për të mësuar teknologjinë.

Kurset e teknologjisë janë ideale për edukim të hershëm në teknologji.

Shkolla Digjitale është institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe është shkolla e parë e hapur në Kosovë. Tani ajo përpos Prishtinës, i ka hapur degët e veta edhe në Ferizaj, Prizren, Mitrovicë dhe Slloveni.

Duke qenë se qëllimi kryesor është zhvillimi i njohurive të gjera teknologjike, praktikave dhe dispozitave, do t’i pajisin fëmjët për të siguruar një platformë për karrierë të lidhura me teknologjinë. Shkolla Digjitale është institucion model për ofrimin e cilësisë dhe mjedisi më i mirë për të shfaqur potencialin dhe për të shfrytëzuar aftësitë dhe kompetencat që fëmijët i posedojnë.

Autore: MSc Kestrina Ahmeti
Psikologe Klinike

Regjistrohu Tani

Mbi 900 nxenes mesojne programim me Shkollen Digjitale.

Programimi eshte e ardhmja e te gjitha profesioneve. Meso si te krijosh lojera, programe, webfaqe dhe aplikacione mobile!
Regjistrohu Tani