Gjatë gjithë vitit shkollor fëmijët mësojnë gjëra të reja në shkollë. Mirëpo, ndonjëherë këto gjëra harrohen jo vetëm gjatë mësimeve të gjërave tjëra, por sidomos gjatë pushimeve nga shkolla. Të gjithë e dijmë që pushimi më i gjatë është ai veror. Për këtë arsye ka shumë shkolla verore të cilat si fokus e kanë vazhdimin e mësimit edhe në verë, por në forma më argëtuese.

Dërgimi i fëmijës në shkollë veror është shumë i dobishëm për të. Jo vetëm që kalojnë një kohë të paharrueshme, por marrin aftësi shoqërore, aftësi të edukimit por edhe kanë mundësi të mësosjnë gjëra të reja duke mos harruar ato që i kanë mësuar në të shkuarën. Mësimet e gjërave të reja apo edhe përsëritja e gjërave të vjetra, kur bëhet në forma argëtuese dhe me lojra të ndryshme, ngulitet më shumë e më mirë në trurin e fëmijëve.

Këto shkolla verore jo vetëm që janë të dobishme për fëmijët, por edhe për prindërit. Edhe pse të gjithë prindërit i duan fëmijët e tyre tej mase, ndonjëherë një kohë “pushimi” nga ata është me se i duhur. Duke ditur që shkollat verore si ai i Shkollës Digjitale ka si qëllim primar argëtimin e fëmijës dhe sigurinë e tyre. Pastaj, pas kthimit të fëmijës, ndoshta edhe prindërit mund të mësojnë dicka të re nga më të dashurit e tyre!

Çdo copë inteligjencë e drejtuar ndaj fëmijës është investim në të ardhmen e tyre dhe në mirëqenjen e tyre. Kur një fëmijë është i ditur në moshat e hershme, ai fëmijë ka tendenca të arrijë pika më të larta në të ardhmen.

Në shkollën veror të Shkollës Digjitale, këtë verë, fëmijët do të mësojnë shumë gjëra. Do të mësojnë pjesën fizike të kompjuterëve, si dhe gjithçka në lidhje me funksionimin e internetit. Do të mësojnë për sigurinë kibernetike dhe teknikat më të shpeshta të sulmeve të cilat mund të shfrytëzohen kundër tyre si dhe mënyra të ndryshme se si ti identifikojnë ato dhe te mbrohen para së të bëhet vonë. Përkunder këtyre gjërave fëmijët do të krijojnë dhe të editojnë fotografi, audio apo video të tyre.

Në shkollën verore do të vijnë për vizitë persona të suksesshëm në sektorin e teknologjisë informative të cilët do të mbajnë nga një ligjeratë motivuese për fëmijët me qëllim që të ndajnë me ta rrugëtimin e tyre drejt suksesit.

Pas shumë hulumtive të bëra dhe ne bazë të sugjerimeve të prindërve dhe nxënësve, Shkolla Digjitale ka krijuar planprogramin më efektiv i cili do të ketë efekt pozitiv në karrierën dhe jetën e fëmijëve.

 

Nxitoni! Regjistrimet janë të hapura për Shkollën Verore, regjistrimet e bëra deri me 15 Qershor fitojnë zbritje 15%!

 

Regjistrohu Tani

Regjistrohu në Shkollën Verore Tani! 15% Zbritje për Regjistrimet qe bëhën para dates 15 Qershor.

Programimi eshte e ardhmja e te gjitha profesioneve. Meso si te krijosh lojera, programe, webfaqe dhe aplikacione mobile!
Regjistrohu Tani