Planprogrami i parë (tërë-ditor)

225
  • 2 JAVE
  • Cdo dite nga 8 ore ne dite
  • Dreka e perfishire ne çmim
  • Zbritje ekstra per nxenes aktiv te Shkolles Digjitale
  • Zbritje ekstra per dy apo me shume femije te nje familje

Planprogrami i dytë

150
  • 4 JAVE
  • Cdo dite nga 2 ore ne dite
  • Orare sipas preferences
  • Zbritje esktra per nxenes aktiv te Shkolles Digjitale
  • Zbritje ekstra per dy apo me shume femije te nje familje

Planprogrami i parë – 8 ore ne dite dhe zgjate 2 jave

Femijet do te mesojne ne lidhje me pjesen fizike te kompjutereve. Ata do te marrin mesime per secilen pjese te kompjuterit si dhe do te kene mundesine ti prekin nga afer dhe te ndertojne nga fillimi nje komjuter. Kompjuterin qe ata do te ndertojne do te mesojne qe ti instalojne gjithashtu edhe sistemet operative ne menyre qe ta bejne ate teresisht funksional.


Perveq pjeses fizike kompjuterike, femijet do te mesojne gjithqka ne lidhje me funksionimin e internetit. Do te mesojne se si te lidhin dhe te funksionalizojne rrjeten e internetit ne shtepite e tyre (rrjetin WI-FI) si dhe si te rregullojne problemet ne lidhje me te ne menyre qe te behen te pavarur edhe ne kete drejtim.


Siguria ne internet eshte e domosdoshme per secilin person. Femijet do te mesojne teknikat me te shpeshta te sulmeve te cilat mund te shfrytezohen kunder tyre si dhe menyra te ndryshme se si ti identifikojne ato dhe te mbrohen para se te behet vone. Ata gjithashtu do te mesojne te bejne pastrimin e rreziqeve si Viruset, Spyweret, Trojanet nga sistemet e tyre.


Femijet do te krijojne dhe te editojne fotografi, audio apo video te tyre. Ata do te mesojne per programet si Photoshop, Sony Vegas dhe Adobe Audition dhe do te aftesohen te krijojne nje projekt final te tyre permes materialeve (foto dhe video) sipas deshires se tyre.

Ne Shkollen Digjitale do te vijne per vizite persona te suksesshem ne sektorin e teknologjise informative te cilet do te mbajne nga nje ligjerate motivuese per femijet me qellim qe te ndajne me ta tregimin se si kan arrite te behen te suksseshem ne jete dhe profesion. Femijet do te kene mundesine te bashkebisedojne duke bere pyetje qe atyre ju interesojne.


Me qellim qe femijet te shohin nga afer se si funksionojne kompanite e teknologjise ne Kosove, ne do ti dergojme ata ne vizite neper kompanite me te sukseshme te cilat udheheqen nga te rinje te cilet bashkepunojne me kompani internacionale. Kjo do te jete nje eksperience e veçante per ta per arsye se do te jete edhe nje motivim me teper per te ndjekur mesimet e duhura per tu bere te suksesshem.

Kjo pjese perfshine eksperiencen me robotike dhe elektronike ku ata do te kene mundesi te njoftohen nga afer me to dhe te ndertojne robotet e tyre te cilet do t`I bejne te levizin permes komandave te ndryshme si dhe te kene mundesine te kuptojne se si funksionon bota elektronike dhe digjitale.


Shahu konsiderohet si nje nder lojerat me logjike qe ekziston. Per kete arsye femijeve do te ju prezantohen mesime ne lidhje me shahun, dhe gjithashtu ata do te kene mundesine te luajne dhe garojne ne mes vete ne kete loje.


Me qellim te mesimit te njohurive te pergjithshme rreth teknologjise, femijeve do te ju shfaqet film teknologjik e cila njekohesisht do te jete edhe argetuese per ta. Ne perfundim te filmit se bashku me instruktorin e tyre, femijet do te bejne debat rreth asaj se qka kan pare dhe mesuar nga ai film.


Femijet do te organizohen ne grupe dhe ne menyre te percjellur nga instruktoret e tyre do te dalin ne natyre afer Shkolles Digjitale ku do te luajne lojera te ndryshme me qellim te shoqerimit dhe argetimit ne mes vete.


Duke marre parasyshe dashurine e madhe te femijeve per lojera teknologjike, femijet per nje kohe te shkurte do te marrin pjese ne lojera te organizuara teknologjike ku edhe do te garojne ne mes vete.


Me qellim te argetimit, shoqerimit dhe njoftimit sa me te mire ne mes vete, femijet se bashku me instruktoret e tyre do te shkojne ne menyre te organizuar ne kompanine MANA, ku do te luajne se bashku (Board Games)

Secili femije duhet te mesoje si te krijoj nje prezantim dhe se si te prezantoj ate ne menyren e duhur para nje audience vleresuese ose para nje publiku te gjere. Femijet do te mesojne si te udheheqin nje ekip dhe si te jene te suksesshem si pjese te ekipit. Do te mesojne te bejne hulumtim ne internet, si te identifikojne nevojen per projektin/punimin e tyre, si te dokumentojne punimin e tyre, si te udheheqein ekipin punues per realizimin e punimit si dhe si ta prezantojne ate ne menyre profesionale para jurise ku edhe do te marrin vleresime ne fund.

Planprogrami i dytë – 2 ore ne dite dhe zgjate 4 jave

Java e pare eshte jave e cila i njofton femijet me boten harduerike apo boten fizike te paisjeve kompjuterike. Gjate kesaj jave femijet e kane mundesine te mesojne te ndertojne nje kompjuter nga fillimi, te instalojne sisteme operative, te riparojne problemet e zakonshme dhe te formatizojne kompjuterin. Femijet do te kene mundesine te shohin dhe prekin pjeset fizike te kompjuterit ne menyre qe te kuptojne dhe te praktikojne sa me mire aftesite e fituara gjate kesaj jave.

Java e dyte eshte jave e cila i njofton femijet me internetin dhe funksionimin e rrjetes ne pergjithesi. Ata do te kene mundesine te mesojne se si te krijojne rrjete te vogla per shtepi apo zyre si dhe te funksionalizojne paisjet Wifi per komunikim pa tela.

Java e trete eshte java gjate te ciles femijet do te mesojne per sulmet e mundshme ne internet. Gjate kesaj jave femijet do te mesojne teknikat me te shpeshta te sulmeve te cilat mund te shfrytezohen kunder tyre si dhe menyra te ndryshme se si ti identifikojne ato dhe te mbrohen para se te behet vone. Ata gjithashtu do te mesojne te bejne pastrimin e rreziqeve si Viruset, Spyweret, Trojanet nga sistemet e veta.

Java e katert eshte java fundit e cila i meson femijet te krijojne dhe te editojne fotografi, audio apo video te tyre. Gjate kesaj jave femijet mesojne per programet si Photoshop, Sony Vegas dhe Adobe Audition. Ne fund te javes, nxenesit do te krijojne nje projekt final te tyre permes materialeve (foto dhe video) te cilat jane siguruar gjate kohes ne Kamp Veror.

Rezervo Tani

Vendet per shkolle verore jane te limituara. Per kete arsye rezervimi i vendit eshte i domosdoshem dhe mund te behet duke aplikuar online permes formes me poshte. Pasi qe te verifikohet regjistrimi, duhet te behet pagesa ne administrate te shkolles. Vetem permes pageses vendi rezervohet.

Mosha për Summer School është 7 – 15 vjeç.

Pagesa per shkollim veror mund te behet ne dy kiste.

Per me shume informata ju lutem na kontaktoni ne 045 301 502

Regjistrohu tani duke plotesuar formen me poshte:

Zgjedh Kursin sipas moshes:

Emri *

Mbiemri*

Numri kontaktues *

Email Adresa *

Muaji qe preferoni

Koha qe preferoni (oraret per Summer School 2 ore/dite"

Pasi te shtypni Regjistro, ju lutem pritni deri te perfundohet regjistrimi!

Qyteti