Veshtrim personal per gjeneraten e re digjitale

Home/Artikull/Veshtrim personal per gjeneraten e re digjitale

Veshtrim personal per gjeneraten e re digjitale

Besoj qe shume nga ju vetem se keni lexuar ne rrjete sociale per shkollen verore qe femijet jane duke ndjekur ne Shkollen Digjitale. Sidoqofte, per ata qe nuk e paten rastin te degjojne me pare, me lejoni te ju tregoj rreth saj.

Shkolla Digjitale organizon gjate muajit Korrik dhe Gusht nje trajnim intenziv per femije te cilet aftesohen brenda 4 javeve rreth arkitektures kompjuterike, rrjeta dhe internet, siguri ne internet dhe multimedia.

Kete shkrim ia dedikoje 3 javeve te cilat sapo kaluan, ku do te tentoj te jap nje veshtrim rreth asaj cfare kam perjetuar personalisht duke punuar me femije.

Dita 1 dhe 2 – Kampi ne Germi

Summer Camp Nje perjetim qe te ben te xhelozosh se nuk je me femije, ishte fare e veshtire per gjeneraten e paraluftes qe te kete mundesine te perjetoje se paku nje dite dhe nate ne kamp. Ishte nje mundesi e arte qe te krijoja lidhje me te mire me nxenesit si dhe te kuptoje me shume rreth karakterit te secilit. Nje element qe me ka bere pershtypje ne diskutimet ne grup ku secili tregonim diqka per veten, ishte se shumica e treguan qe kan problem durimin dhe ishin te vetedijshem rreth kesaj.

Sidoqofte, eshte e mahnitshme te kesh nje fokus grup te nje moshe kaq te hershme te cilet jane ne gjendje te konceptojne nje super aplikacion rreth germise. Sikur te ishte nje takim me te rritur, jam shume i bindur se per nje kohe aq te shkurte nuk do te mund te degjosh asi niveli te larte te kreativitetit.

Java 1 – Arkitekture kompjuterike

Me lejoni te ju tregoj pak rreth meje qe te nderlidhem ne teme. Une isha 8 vjecar, kur kisha kompjuter. Ne ate moshe dhe kohe (viti 1994) ishte sikur nje loder nga e ardhmja e cila krijoi nje kurreshtje dhe me vone pasion qe me percjelli gjithe jeten. Duke e marre parasysh qe ne ate kohe ende nuk kishte internet, femijet si une kishin vetem disa opcione. Programet qe ishin aty, te eksplorosh pa ndonje qellim si dhe prishja dhe rregullimi ishte si te futesh ne nje mision te ri.

Sot, per kete gjenerate teknologjike, fillimisht isha shume i rezervuar si instruktor se ne cfare niveli te bisedoj me femijet, pasi qe kisha pritjet qe ate cfare kam bere une dhe shume te tjere te gjenerates time ne ate kohe tani do te jene sfida te lehta per femijet.

Pas disa ditesh trajnim une mund te them ca fjale…

Interneti ka bere te veten, femijet i kemi me shume se kurre te apasionuar rreth tij. Sidoqofte, shfrytezimi i teknologjise si shkence ne vete eshte shume me i ulet se qe do te kisha menduar ndonjehere. Femijet kane casje ne informacion me shpejt se kurre me pare. Sa i perket diturise faktike nuk dua te ndalem, sidoqofte mund te verej disa gjera.

  • Femijet dijne te perdorin smartfonet e tyre kryesisht per browsing, youtube dhe lojera.
  • Per shumicen e femijeve, kompjuteret jane paisje per browsing, youtube dhe lojera.
  • Nese keto prishen, seshte problemi i tyre…

java kompjuterikeE gjithe kjo me motivoi edhe me shume qe keta femije te i vendos sepaku ne nivelin tim kur une isha i vogel. Ata cfare mesova une gjate viteve te mia si femije, eshte bere si mision personal qe te i mesoj ata dhe me shprese qe nje dite do te jene shume me perara se ku jam une tani.

Gjate javes se pare ata i mesova rreth pjeseve te kompjuterit ne detaje, funksionimit te tyre ku ata u mesuan edhe si ti identifikojne ato. Nje falemnderim i vecante shkon per Prishtina Hackerspace te cilet e bene te mundshme qe kjo jave te jete fantastike duke na ofruar ne shfrytezim me shume se 80 kompjutere. Nxenesit e paten mundesine qe te punojne ne nje ambient tipik te servisit, ku ata kane demontuar te gjitha pjeset e kompjutereve, dhe kane krijuar kompjuteret e tyre nga pjeset e ndryshme, duke i funksionalizuar shume prej tyre qe paraprakisht ishin jashte perdorimit.

Pas gjithe kesaj, ata u mesuan edhe te riparojne kompjuteret dhe te formatizojne ato kur ka nevoje.

Ne kohen e femijerise time keto kane qene aftesite elementare per te perdorur nje kompjuter. Me fjale tjera, nuk e kishim luxin per te derguar kompjuterin ne servis cdo jave.

Besoj qe per cdo inxhinier eshte esenciale qe te dije fillimisht se si ti riparoje veglat e veta, dhe jam shume krenar qe sot keta femije u aftesuan ne kete pjese.

Ne perfundim te kesaj jave, femijet vizituan fabriken Vita ne Istog ku paten mundesine te shohin paisje te sofistikuara teknologjike te cilat kishin automatizuar shume procese te cilat me pare punoheshin nga njerezit. Eshte esenciale qe keta femije sot te vetedijesohen per nevojen e njohurive teknologjike e cila po behet cdo dite e me teper me e nevojshme per jetet tona.

Java 2 – Rrjetet Kompjuterike

Pasi qe femijet mesuan per kompjuterin, java e dyte filloi me mesimet per internetin dhe rrjetet kompjuterike. Ishte shume interesante per ta te kuptojne se si funksionojne rrjetet kompjuterike.

Java e rrjetes kompjuterikeMe pare, per gjeneraten time interneti ishte vetem nje gje qe ekziston, tani per kete gjenerate eshte fare e lehte te kuptojne se cfare po ndodh ne prapaskene.

Ne kete jave u siguruam qe femijet te shohin paisjet e rrjetes, te kuptojne lidhjen e rrjetes duke filluar nga rrjeta kompjuterike e Shkolles Digjitale, si dhe te krijojne rrjetet e tyre duke i pas ne shfrytezim paisjet e nevojshme.

Eshte ndjenje shume e mire kur degjon nga ata se si kane arritur te formatizojne kompjuteret ne shtepi apo si e kane rregulluar Wi-fi paisjen per performance me te mire, apo si kan krijuar rrjete personale. Ne nje menyre po me duket se tani cdo shtepi po e ka IT-ne e saj.

Eshte ndjenje shume e mire te pranosh pershtypjet e prinderve si: femija im ka formatizuar kompjuteret e kompanise time dhe per kete gje ka fituar diqka si shperblim per motivim. Apo, femijet e mi kan rikonstruktuar komplet rrjeten e internetit dhe tani performanca e internetit eshte me e mire.

Ne fund te kesaj jave, ne menyre qe femijet te shohin punen praktike te inxhiniereve qe punojne me rrjete kompjuterike, femijet i derguam ne kompanine 3CIS. Aty femijet paten rastin te shohin laboratore me paisjet me te sofistikuara te rrjetes, si dhe te kuptojne punet qe behen nga te rinjet Kosovare ne shume kompani globale permes shfrytezimit te internetit.

Java 3 – Siguria ne internet

Kur permendet siguria ne internet zakonisht mendimi i ardhshem eshte Hakeret. A e dini arsyen pse hacking eshte shume atraktive per femijet? Eshte fuçia! Ndjenja e fuçise digjitale ben qe femijet te ndihen superior ndaj te tjereve. Eshte pak e frikshme te mendosh se sa lehte keta femije infektohen me viruse te ndryshem apo ekspozohen ndaj rreziqeve tjera duke kerkuar ne internet per metoda te ndryshme te hacking.

Vizita ne Policine e KosovesPer gjeneraten time Hacking ishte si loje teknologjike… me vete faktin qe nuk ishte askush ne ate kohe i afte te na tregoje se ka edhe pasoja. Kjo loje nuk e ka humb sensin e vet tek femijet as sot!

Per Shkollen Digjitale edukimi i femijeve rreth sigurise ne internet eshte nje teme qe mungon ne shkolla dhe ne diskutimet familjare, se paku tek shumica nese jo tek te gjithe. Kjo eshte si rezultat i mosdijes rreth ketyre rreziqeve per te gjithe gjeneraten e te rriturve.

Femijet gjate kesaj jave paten rastin te shohin teknika te ndryshme te sulmeve dhe te mesohen se si te i identifikojne ato. Ata mesuan rreth sulmeve dhe mbrojtjes, dhe se si te bejne ne praktike pastrimin e kompjuterit nga viruset dhe si te i sigurojne paisjet e tyre ne shtepi.

Dita e fundit e kesaj jave ishte vizita ne Policine e Kosoves sektori per krime kibernetike. Femijet u mahniten me nivelin e teknologjise qe posedon ky institucion dhe me menyren e pritjes qe na eshte bere si shkolle. Ishte emocionuese edhe per mua kjo vizite ndoshta pse si femije nje vizite e tille jo qe nuk ishte e mundshme po as nuk do te deshiroja te e shihja ndertesen e Policise.

Pra, tri jave fantastike me plot emocione dhe mesime per gjithe jeten, si per femijet ashtu edhe per mua! Po shoh shume potencial tek gjenerata e re e femijeve, sidoqofte edhe po shoh shume zbrazetira qe shpresoj qe ne te ardhmen shkollat do te i permiresojne, pasi qe kjo ndikon direkt si ne shoqeri, ekonomi, profesionalizem dhe nivel te sherbimeve ne te ardhmen.

Tani mezi po e pres javen e Multimedia, mesime kreative ku femijet do te kene mundesi te shprehin veten permes fotove dhe videove, te krijojne filmat e tyre te shkurter dhe te behen te pavarur edhe ne kete aspekt. Ne fund te kesaj jave presim qe me padurim te vizitojme televizionin Klan te cilet na presin qe te na spjegojne ne detaje se si ata i bejne editimin e fotove, videove dhe video montazhat.

Mesime digjitale, te cilat do te kene mundesi te i bejne femijet tane te gjithanshem per jete dhe profesion!

Darsej Rizaj

Regjistrohu Tani

Shkolla Verore - Grupet e Gushtit

Mundesia e fundit per regjistrim ne Shkollen Verore e cila fillon me 1 Gusht. Shkolla Verore zgjat 1 muaj me mesim intenziv cdo dite nga dy ore. Aftesite te cilat do t`i perfitojne gjate periudhes nje mujore te Shkolles Verore do te kene mundesi t`i praktikojne per nevojat e tyre te perditshme. Duke marre parasysh perdorimin e vazhdueshme te pajisjeve nga femijet, eshte e domosdoshme qe ata te edukohen rreth tyre dhe te behen te pavarur per perdorim efektiv.
Regjistrohu Tani