Këto Kushte të Përgjithshme janë të vlefshme për faqen e internetit të Shkollës Digjitale, shkolladigjitale.com, dhe për vizitorët e saj në këtë uebfaqe (referuar tani e tutje “Përdorues”). Përdorimi i Uebfaqes nënkupton që Përdoruesi pranon plotësisht të gjitha Kushtet e Përgjithshme të Uebfaqes dhe Rregulloren e Privatësisë dhe Sigurisë së të Dhënave. Shkolla Digjitale ruan të drejtën, kurdo që është e nevojshme, të ndryshojë Kushtet e Përgjithshme të Uebfaqes, Rregulloren e Privatësisë dhe Sigurisë së të Dhënave, si dhe çdo kusht, rregullore, udhëzim ose paralajmërim tjetër.
Përmes kësaj uebfaqeje, Shkolla Digjitale ofron lidhje të veçanta me materiale të ndryshme, informacione dhe të dhëna të bëra të qasshme për Përdoruesin. Shkolla Digjitale do të ketë të drejtën të ndryshojë prezantimin, paraqitjen dhe vendndodhjen e Uebfaqes, si dhe Përmbajtjen dhe Kushtet, në çdo kohë.
Përdorimi i Uebfaqes është falas dhe nën përgjegjësinë e vetme të përdoruesit. Duke hyrë në uebfaqe dhe faqet e tjera të lidhura, përfshirë por pa u kufizuar në faqet e mediave sociale, ju pranoni të gjitha Kushtet e Uebfaqes në fuqi, çdo herë që Përdoruesi qaset në Uebfaqe.
Shkolla Digjitale ruan të drejtën e pakushtëzuar për të mbyllur uebfaqen, për të ndryshuar domenin, për të pezulluar, ndërprerë ose pushuar së funksionuari uebfaqen pa asnjë obligim apo përgjegjësi ndaj vizitorëve të saj dhe palëve të tjera të treta.
Shkolla Digjitale nuk bën përfaqësime për vazhdimësinë, saktësinë dhe besueshmërinë e informacionit të paraqitur në uebfaqe. Përmbajtja e uebfaqes është vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të përdoret nga asnjë palë për t’u bazuar për qëllime të tjera.
01Informacion për Përdoruesit
Përdoruesi vërteton dhe pranon që qasja në Uebfaqe dhe/ose Përmbajtje është falas dhe nën përgjegjësinë e tyre të vetme. Përdoruesi bie dakord të përdorë ligjërisht dhe në mënyrë të përshtatshme këtë Uebfaqe dhe materialet e saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Përdoruesi duhet të shmangë:
— Përdorimin e paautorizuar të uebfaqes dhe përpjekjen për të hyrë në zonat e kufizuara të kësaj Uebfaqeje, pa respektuar kushtet e kërkuara për një qasje të tillë.
— Përdorimin e Uebfaqes dhe/ose Përmbajtjes së saj për qëllime jolegjitime ose të paligjshme, në kundërshtim me këto Kushte të Përgjithshme, ose shkaktimin e dëmit të strukturave fizike ose logjike të Shkollës Digjitale duke shpërndarë viruse në rrjete, sisteme ose regjistra.
— Printimin, kopjimin, transmetimin, lejimin e qasjes në publik përmes çdo forme të medias, modifikimin ose përmirësimin e përmbajtjes, përveç rasteve kur mbajtësi i të drejtave të tilla ose përfaqësuesi i tij ligjor e autorizon.
— Mosrespektimin e të drejtave të pronësisë industriale ose intelektuale të materialeve të prodhuara nga Shkolla Digjitale, ose përpjekjen për ta marrë Materialin me mjete ose procedura të ndryshme nga ato të vëna në dispozicion.
02Lidhjet e veçanta
Përdoruesit që dëshirojnë të lidhen në ose përmes uebfaqes së Shkollës Digjitale do të marrin autorizim paraprak nga Shkolla Digjitale dhe do t’i nënshtrohen respektimit të detyrimeve të mëposhtme:
— Lidhja do të sigurojë qasje ekskluzive në uebfaqe; çdo riprodhim do të ndalohet.
— Nuk lejohet lidhje me faqe të tjera përveç faqes fillestare të uebfaqes së Shkollës Digjitale.
03Cookies në uebfaqe
Cookies instalohen përmes uebfaqes dhe transferohen në pajisjen tuaj për të mundësuar që sistemet ta njohin pajisjen tuaj dhe të ofrojnë tipare të personalizuara. Shkolla Digjitale lejon dhe përdor cookies të faqeve të internetit për të personalizuar dhe përmirësuar përvojën në uebfaqe. Përdoruesit mund t’i çaktivizojnë cookies në shfletuesit e tyre, të mos lejojnë pranimin e cookies të reja dhe të kërkojnë që shfletuesi t’i njoftojë për to.
04Markat tregtare dhe të drejtat e autorit
Të gjitha palët dhe përdoruesit që hyjnë në uebfaqen e Shkollës Digjitale dhe faqet e tjera të lidhura njohin dhe pranojnë të drejtat e pronësisë industriale dhe intelektuale të Shkollës Digjitale. E gjithë prona intelektuale dhe të drejtat e lidhura me materialet, duke përfshirë por pa u kufizuar në markat, logot, emrat tregtarë, tekstin, imazhet, bisedat, audio dhe video, bazën e të dhënave dhe programet kompjuterike, mbahen nga Shkolla Digjitale dhe janë nën pronësinë ekskluzive të saj.
Qasja në uebfaqe dhe format e tjera të komunikimit me Shkollën Digjitale, në asnjë rrethanë, nuk garanton heqje dorë, vazhdimësi, licencë ose caktim të ndonjë të drejte në lidhje me materiale të tilla.
Materiali dhe përmbajtja e vënë në dispozicion ose e zhvilluar nga Shkolla Digjitale, duke përfshirë por pa u kufizuar në tekstin, grafikën, logot, ikonat e butonave, imazhet, tabelat, smartartin, klipet zanore dhe përpilimin e të dhënave, është pronë e Shkollës Digjitale dhe mbrohet nga ligjet e Kosovës, BE-së dhe ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Një përmbledhje e këtyre përmbajtjeve ose produkteve derivate është po ashtu pronë ekskluzive e Shkollës Digjitale.
Emri tregtar Shkolla Digjitale, logoja, grafika, ikonat, fotografitë dhe emrat e shërbimeve të ndërlidhura të zhvilluara ose të vëna në dispozicion përmes Shkollës Digjitale janë marka tregtare të Shkollës Digjitale. Ato nuk mund të përdoren nga palë të treta pa pëlqimin paraprak me shkrim të Shkollës Digjitale dhe nuk mund të lidhen me shërbime që nuk janë të saj.
Markat tregtare të vëna në dispozicion përmes faqes, mediave sociale dhe mediave në përgjithësi, të cilat nuk janë zhvilluar nga ose nuk janë në pronësi të Shkollës Digjitale, janë pronë e pronarëve të tyre përkatës dhe vihen në dispozicion përmes marrëveshjeve ligjore specifike.
Përdoruesi njeh të gjitha markat tregtare dhe të drejtat e pronësisë intelektuale në Përmbajtje dhe çdo gjë tjetër të përdorur në Uebfaqen e Shkollës Digjitale. Hyrja në Uebfaqe nuk garanton heqje dorë, transferim, autorizim ose caktim të pjesshëm apo të plotë të këtyre të drejtave, përveç rasteve kur jepet shprehimisht ndryshe.
Përdorimi, dyfishimi, komunikimi ose shpërndarja e këtyre elementeve për përfitim ose qëllime komerciale, si dhe çdo ndryshim ose fragmentim i tyre, ndalohet rreptësisht. Leja paraprake me shkrim e mbajtësit të të drejtave kërkohet për çdo përdorim tjetër. Nëse këto ligje shkelen, Shkolla Digjitale do të ngrejë procedura ligjore pranë autoriteteve kompetente.
05ANKESAT
Nëse ndonjë palë e tretë beson se Shkolla Digjitale në çfarëdo mënyre ka shkelur pronësinë e tyre intelektuale ose ka kryer ndonjë shkelje të të dhënave, duhet ta kontaktojë menjëherë Shkollën Digjitale dhe ta njoftojë për pretendimet përmes të dhënave të kontaktit të publikuara në uebfaqe.
06E DREJTA E ZBATUESHME DHE JURIDIKSIONI
Informacioni i përfshirë në uebfaqen e Shkollës Digjitale dhe Kushtet e Përgjithshme të Uebfaqes rregullohen nga ligji në fuqi i Republikës së Kosovës, me juridiksion ekskluziv të Gjykatave në Prishtinë, Republika e Kosovës.
07RREGULLORJA E PRIVATËSISË DHE SIGURISË SË TË DHËNAVE
Rregullorja e Privatësisë dhe Sigurisë së të Dhënave të Shkollës Digjitale siguron që të dhënat e marra nga palët e interesuara me qëllim të ofrimit të shërbimeve do të mbeten nën kontrollin e vetëm të Shkollës Digjitale dhe plotësisht të sigurta. Misioni ynë është t’u përgjigjemi dhe t’i kontaktojmë palët e interesuara për shërbimet që Shkolla Digjitale ofron.
Përmes formularit të kontaktit, Shkolla Digjitale mund të mbledhë emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit dhe adresën e email-it, moshën dhe qytetin ku jetoni. Të dhënat përdoren nga stafi ynë për qëllime kontaktimi dhe informimi.
Shkolla Digjitale kupton rëndësinë e të dhënave të prindërve dhe nxënësve dhe zbaton masa për sigurinë dhe moskomprometimin e tyre, në përputhje me standardet ligjore. Të dhënat e mbledhura fizikisht dhe online mbrohen që të mos komprometohen nga asnjë veprim ose mosveprim nga ana jonë.
Informacioni i mbledhur është pjesë e rëndësishme e punës sonë. E ruajmë me standarde të larta sigurie dhe sigurojmë që të përpunohet me saktësi, efikasitet dhe konfidencialitet.
Protokolli i sigurisë përfshin qasje të kontrolluar në ndërtesa, qasje në të dhëna vetëm për punonjës të autorizuar e të trajnuar, mbrojtje me fjalëkalim të operacioneve të rrjetit, transferim të sigurt të të dhënave dhe monitorim të punës së stafit.
Protokolli i rrjetit përfshin rezervim të rregullt të të dhënave, mbrojtje të rrjetit lokal, pajisje pune të mbrojtura me fjalëkalim, fjalëkalime të koduara dhe sisteme për zbulimin e ndërhyrjeve në rrjet.
Çdo punonjës trajnohet për protokollet e sigurisë dhe merr përgjegjësi ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale.
Mbledhja, përpunimi dhe ruajtja e të dhënave personale përmes uebfaqes trajtohen në përputhje me kornizën ligjore në fuqi të Republikës së Kosovës. Duke i dhënë të dhënat personale përmes formularëve, Përdoruesi njeh dhe pranon përpunimin dhe ruajtjen e tyre për qëllimet e lejuara me ligj.
Përpunimi kryhet me pëlqimin paraprak të Përdoruesit. Nëse Përdoruesi e tërheq pëlqimin për përpunim, ligjshmëria e përpunimit të kryer më parë nuk preket.