Kohëve të fundit është krijuar një trend i ri në Prishtinë ku mundesh të dëgjosh prindërit e ndryshëm se kanë vendos të e dërgojnë fëmijën e tyre në kurs të programimit. Sidoqoftë, në momentin kur përmendët programimi si nocion, ai shfaq tek ne një ndjenjë të çuditshme e cila është e krijuar kryesisht nga bindjet e ndryshme rreth programimit dhe shkrep pyetjen se a është programimi ngarkesë për fëmijën tim?