
Bashkë-Themeluese
Hana Qerimi
Hana Qerimi është Bashkë-Themeluese dhe Zyrtarja më e lartë operative në Shkollen Digjitale. Hana ka përfunduar studimet për menaxhim të biznesit në UBT si dhe studimet master për konsulencë menaxheriale në Londer. Për një periudhë 5 vjeqare ka ofruar trajnime për çertifikimin PMP dhe ka fituar çertifikatën e njohur globalisht për menaxhim të konsulencës - CMC. Hana ka mbi 10 vite përvojë profesionale në menaxhimin e projekteve dhe programeve në sektorin e TIK.
Përveç Shkollës Digjitale, Hana është bashkëthemeluese dhe drejtuese e kompanisë për zhvillimin softuerik Starlabs e cila sot punëson rreth 100 zhvillues softuerik të cilët punojnë për klient internacional.
Shkolla Digjitale dhe Starlabs kanë një ndërlidhje të veçantë në mes vete pasi që nxënësit e suksesshëm të cilët dalin nga Shkolla Digjitale kanë mundësinë e përfundimit të punës praktike ose edhe bëhen pjesë e stafit të rregullt në Starlabs.


















