img img img
header-image

Blog 08 Mar 2022

Vlora Gjurka

author-image
🕑 5 min to read

Blinera dhe Jora, dy sukseset e radhës në fushën e programimit

Për këtë 8 Mars, kemi zgjedhur të ndajmë me juve dy nga storiet e suksesit në mesin e shumë vajzave tona të suksesshme, Blinera Ibrahimi dhe Jora Veseli të cilat qysh në moshë të hershme filluan kursin e programimit.

Si fillestare në këtë drejtim dhe pa njohuri paraprake, Blinera u bë pjesë e kursit qysh nga mosha 14 vjeçare ndërsa Jora filloi të mësonte rreth programimit në moshën 16 vjeçare. Të dyja sot ndjekin studimet në drejtimin e Shkencave Kompjuterike.

Duke i parë mundësitë e shumta që i ofron zhvillimi i ueb aplikacioneve, të dyja u përkushtuan në këtë drejtim dhe përfunduan nivelet e kursit, kështu duke përfunduar me sukses shumë projekte funksionale. Blinera mori pjesë si finaliste në garën më të madhe të kodimit, November Code Fest ndërsa Jora ishte garuese në festivalin e teknologjisë KosICT 2019.

blog-image

Blinera tha se Teknologjia Informative është një hapësirë shumë interesante për të shprehur logjikën dhe kreativitetin, prandaj ka vend për zhvillime dhe secili mund të gjejë vetën në fusha të ndryshme. Për më tepër, si programere e ardhshme, ajo ka shkruar:
if (dëshiron_të_mësosh_shkathtësi_të_re){
provo_programinin();
} else {
provo_programinin_prap();
}

Njohuritë e fituara në Shkollën Digjitale, kanë qenë bazat kryesore të zhvillimit të tyre në karrierë, gjë që më vone i'u ka lehtësuar edhe përcaktimin në fushën e studimeve si dhe pavarësimin e tyre gjatë punës në projekte, duke ju ndihmuar në avancimin e tyre dhe zgjidhjen e problemeve logjike. Gjatë kësaj periudhe, Jora ka pranuar oferta për pune brenda dhe jashtë vendit, ku një nga ofertat ka qenë edhe nga një kompani me vendndodhje ne Amerikë. Mes projekteve të shumta te realizuara, Jora ka veçuar projektin e saj për Organizatën Joqeveritare “Fondacioni i të Drejtave të Kafshëve”, projekt i realizuar vullnetarisht.

Jora ka këshilluar bashkëmoshatarët e saj që ta menaxhojnë kohën në dobi të tyre duke marrë njohuri mbi Teknologjinë Informative dhe mos të keq shfrytëzojnë kohën dhe teknologjinë.
Ajo shtoi se mësimi më i rëndësishëm i gjithë këtij rrugëtimi është që të mos kemi frikë, të mos hezitojmë të fillojmë angazhimin në këtë drejtim dhe të jemi këmbëngulës në arritjen e qëllimeve tona.

blog-image

Pas avancimit në fushën e programimit, me njohuritë e fituara gjatë kursit në Shkollën Digjitale, ato u zgjodhën për të mbajtur praktikën në Kompaninë StarLabs për zhvillimin e ueb aplikacioneve, vajzat kanë theksuar se është një përvojë e veçantë sepse po i aplikojnë njohuritë e tyre në projekte reale dhe po i mësojnë praktikat më të mira të punës ekipore, me mentorë profesional.
Gjithë ky përkushtim grupor, si i stafit të Shkollës Digjitale, ashtu edhe i mentorëve të StarLabs, pa dyshim se po ndikon pozitivisht në avancimin e tyre si programere të ardhshme, prandaj ne jemi përkrahësit më të mëdhenj të sukseseve të tyre që nga fillimi.

Ftojmë të gjitha vajzat e grupmoshave 8 - 18 vjeç, që së bashku me ne, të mësojnë programimin sepse e ardhmja jonë është në duart e juaja.

Bashkohu me grupin e vajzave programere

More Blogs

header-image
Pse femijes tim i duhet te mesoj programim
View blog
header-image
Pse fëmijët tuaj duhet të jenë pjesë e Shkollës Verore?
View blog
header-image
Shkolla Digjitale në konferencën “Pirate Summit”, në Gjermani
View blog
header-image
Shkolla Digjitale dhe StarLabs ngriten në qendër të vëmendjes në revistën ‘The Econimist’, si protagoniste të inovacionit dhe suksesit
View blog
header-image
Nga nxënës në instruktor: Rrugëtimi i suksesit në Shkollën Digjitale
View blog