Bordi i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare pritet nga Zyra e Kancelarit Gjerman
Drejtuesja e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, Hana Qerimi mori pjesë në vizitë zyrtare në Berlin, si anëtare e Bordit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK). Delegacioni zyrtar i Odës, udhëhequr…

Drejtuesja e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, Hana Qerimi mori pjesë në vizitë zyrtare në Berlin, si anëtare e Bordit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK). Delegacioni zyrtar i Odës, udhëhequr nga Kryetarja e Bordit, Eriola Bibolli, i shoqëruar nga anëtarët e bordit të OEGJK së, Hana Qerimi dhe Drinor Selmanaj, Drejtoresha Ekzekutive Nora Hasani si dhe Udhëheqësja e Market Entry, Besarta Hyseni, mbajtën takime të rëndësishme gjatë vizitës, me fokus në forcimin e lidhjeve bilaterale dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta përgjatë vitit 2024. Anëtarët e delegacionit kanë mbajtur takime me: • Departamentin për Bashkëpunim Ekonomik Ndërkombëtar/ Zyra e Kancelarit Scholz • Departamentin për Zgjerimin e BE-së, Evropën Juglindore, Turqinë/ Ministria Federale për Ekonomi dhe Mbrojtje të Klimës • Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë/ DIHK • Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane/ Ost-Ausschuss der deutschen Wirtschaft • German Economic Team/ Berlin Economics • OASA e.V. Delegacioni ishte ftuar edhe në pritjen e Vitit të Ri të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, ku fjalë rasti mbajti Ministri Federal i Financave, Christian Lindner. Gjatë pritjes, anëtarët e delegacionit kanë pasur takime me biznese gjermane dhe përfaqësuesit e institucioneve gjermane dhe ndërkombëtare. Delegacioni i OEGJK-së pati mundësinë të informonte bashkëpunëtorët gjermanë për rolin e Odës, zhvillimet ekonomike të fundit në vend dhe nismat e vazhdueshme që synojnë forcimin e marrëdhënieve bilaterale. Roli i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare si partner i rëndësishëm i yni ka kontribuar në suksesin e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, duke hapur rrugën për bashkëpunime dhe inovacion me kompani gjermane në fushën e teknologjisë, në veçanti me gjigantin global të kurseve të huaja Berlitz si dhe klientë të shumtë me të cilët StarLabs ka partneritet. Falënderojmë Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare që mundësoi këtë vizitë, e cila shërben si hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
