Shkolla Digjitale
Kthehu te blogu

ChatGPT, chatboti i jashtëzakonshëm i Inteligjencës Artificiale

Inteligjenca Artificiale (AI) tashmë e njohur si një nga teknologjitë më të përfolura të kësaj epoke digjitale, dita ditës është duke bërë ndryshime rrënjësore në jetën e njerëzve, sidomos në…

ChatGPT, chatboti i jashtëzakonshëm i Inteligjencës Artificiale

Inteligjenca Artificiale (AI) tashmë e njohur si një nga teknologjitë më të përfolura të kësaj epoke digjitale, dita ditës është duke bërë ndryshime rrënjësore në jetën e njerëzve, sidomos në industrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Kompania OpenAI në San Francisko, ka prezantuar së fundmi robotin më të ri në formë të aplikacionit “ChatGPT”, i cili mund të zhvillojë biseda, të shkruaj tekste të lexueshme sipas kërkesës së përdoruesit dhe të konvertojë tekstin në fotografi. Ky aplikacion është i disponueshëm falas për të gjithë përdoruesit, ku mund të marrin përgjigje të logjikshme dhe të artikuluara nga kombinimi i të gjitha burimeve që gjenden në internet, duke përdorur teknologjinë e Inteligjencës Artificiale. Demonstrimi i përdorimit të aplikacionit ChatGPT me një shembull:

Duke e ditur rëndësinë e kësaj fushe, Shkolla Digjitale që nga themelimi i saj vazhdimisht ka informuar dhe edukuar nxënësit në këtë drejtim, duke i inkurajuar që të zhvillojnë aplikacione të cilat përmbajnë algoritme me AI. Çdo vit, në planprogramin e Shkollës Verore, përmes kursit të Inteligjencës Artificiale dhe Machine Learning, nxënësit mësojnë konceptet kryesore dhe logjikën se si funksionojnë aplikacionet e ndryshme që i përdorim në jetën reale, të cilat lehtësojnë zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

Së fundmi, bashkëthemeluesi i Shkollës Digjitale, Darsej Rizaj, ishte pjesë e emisionit “Intervista e Buzhales”, ku është diskutuar për të ardhmen e AI dhe një ndër temat më aktuale të momentit, ChatGPT. Gjatë intervistës së tij, Darsej ka spjeguar se si funksionon ky aplikacion dhe si parashihet e ardhmja me përdorimin tij.

Kliko këtu për të shikuar pjesën e parë (I) të intervistës. Kliko këtu për të shikuar pjesën e dytë (II) të intervistës. Pavarësisht opsioneve dhe zgjidhjeve të lehta që i ofron ky aplikacion dhe AI në përgjithësi, logjika e të menduarit kritik dhe aftësia e zgjidhjes së problemeve, zhvillohen më së miri përmes mësimit të programimit kompjuterik i cili konsiderohet si gjuha e së ardhmës.