Konferenca për prindër, DIGITAL PARENTHOOD, e cila u mbajt për herë të parë nga Shkolla Digjitale në Prishtinë, mblodhi bashkë prindër, edukatorë, psikologë dhe ekspertë për të diskutuar tema të ndryshme nga fusha e sigurisë kibernetike, mediave sociale, lojërave dhe bullizmit kibernetik, shumë të nevojshme për prindërimin në epokën digjitale.
Kjo konferencë synohet të organizohet edhe në vitet e ardhshme për të ndihmuar prindërit në vetëdijësimin e rreziqeve dhe menaxhimin e botës virtuale së cilës i takojmë sot.