Drejtuesit e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, Hana Qerimi dhe Darsej Rizaj, patën kënaqësinë të takoheshin dhe të ndanin një drekë pune me sipërmarrësin dhe liderin e teknologjisë, Eyal Waldman, nga Izraeli, së bashku me përfaqësues nga komuniteti ynë i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Zhvillimi i sektorit të TIK është një nga fushat për të cilat mund të krenohemi si shtet, prandaj Shkolla Digjitale dhe StarLabs vazhdojnë të luajnë një rol të jashtëzakonshëm në aftësimin dhe punësimin e të rinjve, duke kthyer startup-e në marka globale me mbi 500 vendndodhje në mbarë botën.
Falënderojmë Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për ftesën në këtë takim, i cili ka shërbyer për të njoftuar dhe prezantuar potencialin e jashtëzakonshëm që ka komuniteti ynë i TIK-ut.