Shkolla Digjitale
Kthehu te blogu

Gjenerata e dytë e Shkollës Digjitale, përfituese e praktikës në StarLabs

Kanë përfunduar nivelin e fundit të kursit të programimit dhjetë nxënës nga Shkolla Digjitale në Prishtinë dhe Ferizaj, të cilët janë pjesë e kursit të programimit qysh nga mosha 12 vjeçare.

Gjenerata e dytë e Shkollës Digjitale, përfituese e praktikës në StarLabs

Kanë përfunduar nivelin e fundit të kursit të programimit dhjetë nxënës nga Shkolla Digjitale në Prishtinë dhe Ferizaj, të cilët janë pjesë e kursit të programimit qysh nga mosha 12 vjeçare.

Pjesë e Shkollës Digjitale për më shumë se 4 vite

Një rrugëtim i gjatë duke filluar qysh nga mosha 12 vjeçare, këta fëmijë filluan me mësimin e logjikës së programimit, dhe vazhduan deri te avancimi i aftësive në nivel profesional. Gjatë kësaj periudhe ata kanë mësuar: programimin me blloqe, programimin e lojërave 2D dhe 3D, zhvillimin e aplikacioneve mobile dhe zhvillimin e uebfaqeve profesionale.

Nga çertifikimi si Back End Developers, deri tek punësimi

Pas përfundimit të nivelit të fundit të kursit të programimit, ata janë përfitues të praktikës dy mujore në kompaninë motër të Shkollës Digjitale, StarLabs, e cila ofron shërbime të jashtme të TIK me cilësi të lartë, ku nxënësit më të mirë do të punësohen si programerë të kësaj kompanie.

Aplikimi i njohurive në projekte reale

Gjatë periudhës së praktikës, nxënësit praktikojnë dhe përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre të cilat i kanë mësuar gjatë kursit të programimit në projekte reale. Po ashtu, ata mësojnë se si të punojnë në një ambient pune me ekipe më të mëdha, dhe të bashkëpunojnë me të gjithë punonjësit e StarLabs.

Puna ekipore është më produktive dhe motivuese drejt realizimit të qëllimeve

Fokusi kryesor në Shkollën Digjitale qëndron në zhvillimin e logjikës së programimit, me qëllim që programerët e rinj të bëhen të pavarur në çdo gjuhë programuese që do të duhet të përdorin në të ardhmen e tyre.

Një tjetër gjeneratë e suksesshme

Ndihemi krenar që po kontribuojmë në zhvillimin e gjeneratave të reja, të cilat do të nxjerrin kuadro të reja profesionale dhe do të jenë në gjendje të përballen me sfidat e së ardhmes në fushën më të kërkuar në treg, programimin.