img img img
header-image

Blog 04 Jan 2024

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 3 min

Historia frymëzuese e suksesit në inovacion dhe biznes: Intervista e Hana Qerimi në Drive on D të Radio Dukagjini

Në intervistën e saj të fundit për vitin 2023, drejtuesja e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, Hana Qerimi ishte e ftuar në emisionin festiv në 'Drive on D' në Radio Dukagjini, e cila ndau rrëfimin e saj frymëzues rreth rrugëtimit drejt suksesit si sipërmarrëse.

Gjatë kësaj bisede, ajo rrëfen sfidat, të arriturat ndër vite dhe përvoja e saj e ndërtimit dhe rritjes së të dy kompanive, duke sjellë një histori motivuese për të rinjtë dhe të gjithë ata që ndjekin pasionin e tyre. Ajo ndau përvojën e saj në krijimin e ideve të reja dhe përdorimin e tyre për të ndryshuar mënyrën sesi teknologjia integrohet në jetën tonë të përditshme.

“Është kënaqësi tjetër sot kur flasim për fëmijë që kanë kaluar 8 vite në Shkollën Digjitale dhe sot janë të aftë të krijojnë aplikacione reale për klientët e tyre. Po ashtu, ka fëmijë të cilët kanë mbërri moshën mbi 16 vjeçare dhe po arrijnë të punësohen, si në kompaninë tonë StarLabs, ku i kemi punësuar dhe po tregojnë shumë sukses. Pra, diçka që mësohet nga fëmijëria në moshë më të hershme, mësohet më lehtë dhe me shumë pasion”, tha Hana.

Ajo ftoi të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e tyre të mos ndalojnë para sfidave, por të përdorin ato si mjet për të rritur dhe zhvilluar më tej idetë e tyre, duke kujtuar se çelësi është tek vetvetja.

Ndiqni intervistën e plotë të Hanës për të dëgjuar rreth pikëpamjeve të saj mbi sfidat dhe arritjet e të bërit biznes në Kosovë si dhe shumë të tjera rreth Shkollës Digjitale dhe StarLabs: Kliko këtu

Kursi më i madh i programimit për moshat 8-18 vjeç!

More Blogs

header-image
Pse programimi konsiderohet si alfabeti i kohes digjitale
View blog
header-image
Si ta përdorim telefonin si mikrofon ne PC?
View blog
header-image
Nxënësit tanë të suksesshëm, sot pjesë e stafit të Shkollës Digjitale
View blog
header-image
Lumir Abdixhiku viziton Shkollën Digjitale dhe StarLabs, potenciali i IT-së në qendër të diskutimit
View blog
header-image
Shkolla Digjitale, përfituese e grantit të ndarë nga Aktiviteti i USAID-it për zhvillimin e fuqisë punëtore të udhëhequr nga sektori privat
View blog