Shkolla Digjitale
Kthehu te blogu

Inspironi vajzat në udhëtimin e tyre në botën e teknologjisë

Deklaratë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas - 8 Mars 2021, ditë kjo e cila manifestohet me të gjitha arritjet e femrave në të gjitha fushat. Tani është koha që të shfrytëzojmë plotësisht fuqinë e…

Inspironi vajzat në udhëtimin e tyre në botën e teknologjisë

Vajzat në udhëheqje: Arritja e një të ardhmeje të barabartë në një botë me COVID-19

Deklaratë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas - 8 Mars 2021, ditë kjo e cila manifestohet me të gjitha arritjet e femrave në të gjitha fushat. Tani është koha që të shfrytëzojmë plotësisht fuqinë e udhëheqjes së grave dhe vajzave për të realizuar një të ardhme më të barabartë, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.

"Vajzat në botën e kodimit"

Kjo është moto e thirrjes së Shkollës Digjitale, në shenjë të përkrahjes jo vetëm sot, por çdo ditë, ndaj të gjitha vajzave të cilat kanë vullnetin dhe dëshirën të avancohen në fushën e kodimit dhe teknologjisë informative. Pjesëmarrja e gjinisë femrore në sektorë të ndryshëm të punës, ka pasur rritje të vazhdueshme duke rezultuar me gjithëpërfshierje dhe barazi gjinore në secilën fushë. Vlen të ceket se në fushën e teknologjisë informative, vajzat kanë një impakt shumë të madh, si rezultat i interesimit sidomos në fushën e programimit.

Shkolla Digjitale, qysh nga viti 2015, viti i themelimit të saj, ka përkrahur prezencën e vajzave në çdo nivel të kompanisë duke filluar nga: menaxhmenti, instruktoret e mësimit, administrata si dhe burimet njerëzore. Pa dyshim, këtë përbërje e plotësojnë fuqishëm edhe nxënëset tona të cilat vijojnë kursin e programimit tash e sa vite me radhë.

Rritja e numrit të vajzave që kodojnë

Sot, ne jemi krenarë kur shohim se të rinjtë shprehin interesim më shumë për teknologjinë, e në veçanti për kodimin. Investimi në mësimin e kodimit është një investim afatgjatë, programimi konsiderohet të jetë profesioni i së ardhmës.

Rreth 30% e nxënësve në Shkollën Digjitale janë vajza

Me rritjen e vetëdijësimit, është rritur edhe numri i nxënësve në Shkollën Digjitale, e veçanërisht i vajzave, ku pjesëmarrja e tyre në shumicën e grupve është rritur rreth 30%.

Vajzat tona, kanë krijuar programe kreative dhe funksionale, të cilat lehtësojnë punën, sidomos projektet reale për klientë. Disa nga projektet e shumta të vajzave tona janë: Website “Safari group” nga Amela Kajtazi Website “Monvelli” nga Laida Rusinovci Website “Calliope” nga Erika Arllati Website “Fiona’s music center” nga Andrra Sopi Website “Minecraft” nga Ana Hasani Website “Erta’s Makeup Studio” nga Erta Ahmeti Loja “Code Game” nga Vlera Shala Aplikacioni “Find my clothes” nga Tea Reqica Website “ Art & Music Kosova” nga Vesa Breznica Aplikacione dhe lojëra nga Erza & Elda Gacaferi

Ne ftojmë të gjitha vajzat e grupmoshave 8 - 18 vjeç, që së bashku me ne, të mësojnë kodimin sepse e ardhmja jonë është në duart e juaja. Lexoni më shumë për Vajzat në TIK