Melos Shabani, nxënësi i radhës i suksesshëm i punësuar në Shkollën Digjitale Ferizaj
Përkushtimi, angazhimi i madh dhe suksesi i treguar gjatë ndjekjes së kursit të programimit në të gjitha nivelet vazhdon të shpërblehet për studentët e Shkollës Digjitale. Melos Shabani është nxënësi…

Përkushtimi, angazhimi i madh dhe suksesi i treguar gjatë ndjekjes së kursit të programimit në të gjitha nivelet vazhdon të shpërblehet për studentët e Shkollës Digjitale. Melos Shabani është nxënësi i radhës që falë aftësive të shfaqura gjatë ndjekjes së programit tonë nga mosha 14-vjeçare, ka arritur të bëhet pjesë e stafit të shkollës duke u punësuar si instruktor. Duke vlerësuar eksperiencën e akumuluar ndër vite në shkollë, Melosi synon t'i ndaj të gjitha me studentët e rinj të Shkollës Digjitale që një ditë mund të kalojnë po ashtu në hapat e tij. "Shkolla Digjitale në Ferizaj është vendi ku kam marr hapat e parë të programimit, kam mësuar mbi logjikën e programeve dhe në çdo nivel kam mësuar gjëra më të avancuara. Këto njohuri, unë kam dëshirë ti ndaj me të tjerët prandaj edhe sot ndihmoj në mësimin e programimit të të rinjve të moshave 8-18 vjeç, të cilët ndjekin kursin e programimit në Shkollën Digjitale” , tha 19-vjeçari.
Melosi ka bërë të ditur gjithashtu se ka arritur tashmë suksese të shumta nga ndjekja e kursit duke vlerësuar gjithashtu mundësinë e punësimit në pikën në Ferizaj të Shkollës Digjitale. “Sukseset që kam pasur nga ky kurs kanë qenë të shumta, mirëpo veçoj mundësinë e punësimit këtu nga njohuritë që kam fituar si nxënës” , shtoi ai. Instruktori i ri gjithashtu u dha një mesazh të gjithë të rinjve rreth përparësive të shumta që ofron drejtimi i zgjedhur. “Dua t'i këshilloj bashkëmoshatarët e mi që të angazhohen dhe të përdorin përparësitë e mësimit të programimit, sepse ky drejtim ofron mundësi mjaft të mëdha pune dhe ju ndihmon edhe në jetë”. Shkolla Digjitale vazhdon të jetë pikënisja e një suksesi në vazhdimësi për gjeneratat e reja.
