img img img
header-image

Blog 10 Oct 2024

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 2 min

Në shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, mirëpritëm psikologun Prof. Aliriza Arneliu

Për të diskutuar mbi rëndësinë e mirëqenies mendore në punë dhe se si të ndërtojmë një ambient që mbështet dhe frymëzon, bashkë me stafin e Shkollës Digjitale dhe StarLabs bashkëbiseduam me Prof. Aliriza Arneliu.

Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik, por shpesh nuk i kushtohet vëmendja e duhur. Në një botë që lëviz shpejt dhe përballohet me presione të përditshme, menaxhimi i stresit është një aftësi thelbësore. Prof. Arneliu ndau mendimin e tij se stresi nuk është gjithmonë negativ, por është një reagim natyror i trupit ndaj presioneve të jashtme.

Gjatë diskutimit, u trajtua edhe çështja e "burnout", një gjendje lodhjeje fizike dhe emocionale që ndikon negativisht në produktivitet dhe mirëqenie.

Diskutimi rreth këtyre temave është thelbësor për të inkurajuar njerëzit që të flasin hapur dhe të kërkojnë ndihmë, duke kontribuar për një shoqëri më të shëndetshme e më të lumtur.

Ne falënderojmë Prof. Aliriza Arneliu për ndihmën e tij në diskutimin dhe këshillat e tij për shëndetin mendor gjatë bashkëbisedimit me stafin tonë.

blog-image

More Blogs

header-image
Nga Shkolla Digjitale, drejt ëndrrave të mëdha
View blog
header-image
Rrugëtimi i suksesit: Shkolla Digjitale dhe arritjet gjatë vitit 2023
View blog
header-image
Blinera dhe Jora, dy sukseset e radhës në fushën e programimit
View blog
header-image
Hana Qerimi, e para në revistën “40 under 40” nga BLOconomy dhe Wood World Albania
View blog
header-image
Inspironi vajzat në udhëtimin e tyre në botën e teknologjisë
View blog