Nënkryetari i Prishtinës, z. Alban Zogaj viziton Shkollën Digjitale dhe StarLabs
Shkolla Digjitale dhe StarLabs kanë mirëpritur në vizitë gjatë ditës së sotme nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Alban Zogaj. Bashkëthemeluesit dhe drejtuesit e Shkollës Digjitale dhe StarLabs,…

Shkolla Digjitale dhe StarLabs kanë mirëpritur në vizitë gjatë ditës së sotme nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Alban Zogaj. Bashkëthemeluesit dhe drejtuesit e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, Hana Qerimi dhe Darsej Rizaj i prezantuan nënkryetarit të Prishtinës ambientet e të dy kompanive duke i paraqitur gjithashtu punën kreative të nxënësve pjesë e programit atraktiv të Shkollës Verore.
Z. Alban Zogaj përgëzoi krerët e kompanisë për punën ndër vite duke shprehur gjithashtu vullnetin për të bashkëpunuar në të ardhmen. Ne vlerësojmë shumë kohën që z. Zogaj ndau me ne gjatë ditës së sotme për të parë nga afër punën tonë.
