Nxënësit e Shkollës Digjitale premtojnë shumë për të ardhmen në TIK dhe tregun e punës
Në një atmosferë me plot entuziazëm dhe pasion për teknologjinë, organizuam ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën e radhës në programim ‘Spring Code Fest’ edicioni i IV-të, në të cilën morën…

Në një atmosferë me plot entuziazëm dhe pasion për teknologjinë, organizuam ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën e radhës në programim ‘Spring Code Fest’ edicioni i IV-të, në të cilën morën pjesë nxënës të Shkollës Digjitale në Kosovë dhe Maqedoni. Në mesin e mbi 300 projekteve aplikuese, u prezantuan projektet e 25 finalistëve në kategori të ndryshme të cilët na befasuan me projektet e tyre inovative, duke krijuar lojëra, aplikacione mobile dhe webfaqe funksionale. Gjatë prezantimeve, ata treguan nivel të lartë të aftësive komunikuese dhe prezantuese që janë thelbësore për tregun e punës sot.
Po ashtu, është vërejtur edhe pjesëmarrje e madhe e vajzave në këtë garë, të cilat treguan aftësi dhe angazhim të jashtëzakonshëm në realizimin e projekteve të tyre si dhe për të arritur sukses në fushën e programimit. Pas prezantimit të projekteve të finalistëve, juria e përbërë nga ekspertë të fushës, Drilon Jaha nga kompania 'Trampolinë', Drinor Selmanaj nga kompania 'Sentry Cybersecurity' dhe Vlora Gjurka nga Shkolla Digjitale, vlerësuan projektet fituese.
Në këtë ceremoni, nxënësit së bashku me prindërit dhe pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në një kuiz me njohuri të përgjithshme, ku fitues u zgjodh Rron Gashi, nxënës i Shkollës Digjitale, i cili u shpërblye me një muaj falas në kursin e programimit. Kampionët e këtij edicioni të Spring Code Fest: ◾ Arba Hamiti në kategorinë CODE - Shiko projektin ◾ Avdyl Zeqiri në kategorinë Scratch - Shiko projektin ◾ Kaon Krasniqi në kategorinë Wordpress Basic -Shiko projektin ◾ Jon Mehmeti në kategorinë JavaScript - Shiko projektin ◾ Elsa Halili në kategorinë Front End - Shiko projektin ◾ Tarik Ajvazi në kategorinë Web Development - Shiko projektin ◾ Fion Mustafa në kategorinë Python ◾ Donjeta Ramadani në kategorinë React Native
Falënderojmë të gjithë nxënësit për punën e tyre të mrekullueshme, stafin e Shkollës Digjitale falë të cilëve është realizuar kjo garë inspiruese dhe e suksesshme, jurinë për vlerësimin e projekteve në mënyrë të drejtë dhe për këshillat e tyre drejtuar nxënësve si dhe prindërit për besimin e tyre ndër vite. Ftojmë të gjithë nxënësit e Shkollës Digjitale që të angazhohen me pjesëmarrjen e tyre në garat tona të ardhshme të programimit, sepse është një nga mënyrat më të mira për të shfaqur talentin e tyre në programim dhe të promovojnë vetën e tyre për mundësi të shumta të punësimit.
