Shkolla Digjitale
Kthehu te blogu

Nxënësit tanë dëshmojnë aftësitë dhe kreativitetin e tyre në garën 48-orëshe "Champion Trials Hackathon"

Gara e kodimit "Champion Trials Hackathon" përfundoi me sukses pas dy ditëve intensive plot kreativitet dhe ide mbresëlënëse nga nxënësit tanë. Më shumë se 500 finalistë nga të gjitha franshizat e…

Nxënësit tanë dëshmojnë aftësitë dhe kreativitetin e tyre në garën 48-orëshe "Champion Trials Hackathon"

Gara e kodimit "Champion Trials Hackathon" përfundoi me sukses pas dy ditëve intensive plot kreativitet dhe ide mbresëlënëse nga nxënësit tanë. Më shumë se 500 finalistë nga të gjitha franshizat e Shkollës Digjitale në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni morën pjesë në këtë ngjarje të madhe, duke garuar në kategori të ndryshme si: Code, Scratch, CSD Unit 2, CSD Unit 3, Python Basic, WordPress Basic dhe Advanced, PHP & MySQL dhe React Native.

Këta finalistë vazhduan garën në finalen e madhe për t'u bërë kampion i 'house' të tyre. Në finalen e "Champion Trials Hackathon" prezantuan 37 finalistë, projektet e të cilëve u vlerësuan nga juria e Shkollës Digjitale në Slloveni, të cilët shpallën fituesit: - Shpat Kryeziu - Speedsters, Shkolla Digjitale Prishtinë - Leart Obertinca - Shadows, Shkolla Digjitale Prishtinë - Rrita Canolli - Hipsters, Shkolla Digjitale Prishtinë - Flori Ollogu - Engineers, Shkolla Digjitale Dibër

Ne falënderojmë të gjithë nxënësit për përkushtimin dhe kreativitetin e treguar, stafin e Shkollës Digjitale për mbështetjen e tyre në çdo moment, si dhe prindërit për motivimin e vazhdueshëm.

Shkolla Digjitale mbetet e përkushtuar për të frymëzuar dhe fuqizuar të rinjtë përmes garave të programimit, duke nxitur aftësi teknologjike, bashkëpunim dhe kreativitet. Shihemi në garat e tjera të programimit!