Nxënësit tanë të suksesshëm, sot pjesë e stafit të Shkollës Digjitale
Njihuni me dy nxënësit e Shkollës Digjitale, Bleron Hamiti dhe Bert Gorani, të cilët janë bërë pjesë e Shkollës Digjitale qysh nga mosha e hershme, për të mësuar më shumë rreth programimit…

Njihuni me dy nxënësit e Shkollës Digjitale, Bleron Hamiti dhe Bert Gorani, të cilët janë bërë pjesë e Shkollës Digjitale qysh nga mosha e hershme, për të mësuar më shumë rreth programimit kompjuterik. Pas sukseseve të treguara gjatë kursit të programimit, Bleroni në moshën 18 vjeçare dhe Berti në moshën 22 vjeçare, janë bërë pjesë e stafit të Shkollës, si instruktorë të programimit.
Bleroni ka treguar se mësimi i programimit, nga një hobi i kohës së lirë është shndërruar në një pasion për krijimin e ueb siteve, lojërave dhe programeve kompjuterike.
“Në këtë kurs, jam zhvilluar shumë si programer dhe jam bërë pjesë e komunitetit të madh të nxënësve tjerë që synojnë të bëhen programerë. Sot jam pjesë e Shkollës Digjitale si instruktor dhe mbështetës teknik, falë njohurive të fituara si nxënës gjatë tri viteve", tha Bleroni. Ai është shprehur se atmosfera e punës është e veçantë dhe se është pritur shumë mirë pasi që vazhdimisht është në bashkëpunim me nxënësit dhe stafin e Shkollës Digjitale.
Berti ka treguar se me programim ka filluar të merret qysh nga mosha 15 vjeçare, dhe Shkolla Digjitale ka pasur ndikimin kryesor në zhvillimin e tij profesional si programer.
"Ky është suksesi im i radhës në Shkollën Digjitale sepse praktikën e parë e kam fituar në vitin 2018, ku jam bërë pjesë e stafit të Shkollës Verore, ndërsa sot jam bërë pjesë e stafit të Shkollës Digjitale”, ka shtuar ai. Njohuritë që i kam fituar në kursin e programimit, më kanë ndihmuar shumë jo vetëm për njohuri të gjuhëve programuese, por edhe për zhvillimin e logjikës, bërjen e hulumtimeve dhe aftësimin në zgjidhjen e problemeve. Berti tha se stafi i Shkollës Digjitale e ka mirëpritur atë, me qasje pozitive dhe energji shumë motivuese, prandaj shprehet se është shumë i lumtur që është bërë pjesë e ekipit tonë.
