Shkolla Digjitale
Kthehu te blogu

Përmbyllja e vitit 2021 me kampionët e November Code Fest 2021

Pas organizimeve të shumta të Shkollës Digjitale, po e përmbyllim këtë vit të suksesshëm për ne me garën më të madhe të kodimit për fëmijët e grup moshave 8-18 vjeç, November Code Fest (NCF).

Përmbyllja e vitit 2021 me kampionët e November Code Fest 2021

Pas organizimeve të shumta të Shkollës Digjitale, po e përmbyllim këtë vit të suksesshëm për ne me garën më të madhe të kodimit për fëmijët e grup moshave 8-18 vjeç, November Code Fest (NCF).

Ceremonia e ndarjes së çmimeve e edicionit të katërt (4) të këtij organizimi, mblodhi shumë finalist, nxënës dhe përkrahës të teknologjisë nga e gjithë Kosova, ku nxënësit tanë prezantuan projektet e tyre teknologjike si: aplikacione mobile, lojëra dhe ueb faqe reale.

Anëtarë të jurisë në këtë edicion të NCF ishin Milot Shala, Head of Platform nga UCX Kosovo, Drin Dalipi, Curricula Developer & Instructor nga Shkolla Digjitale, Florina Ahmeti, Software Developer nga StarLabs dhe Ardit Xhaferi, Full Stack Developer po ashtu nga StarLabs. Me këtë rast, anëtarët e jurisë vlerësuan projektet e nxënësve në mënyrë të drejtë dhe ndanë këshilla dhe përvojat e tyre me nxënësit. Vlenë të theksohet që Ardit Xhaferi, në moshën 17 vjeçare, pas suksesit të treguar në kursin e programimit, është punësuar në kompaninë motër të Shkollës Digjitale “Starlabs” dhe këtë edicion të NCF, ai ishte një nga anëtarët e jurisë për të vlerësuar projektet e nxënësve të Shkollës Digjitale.

Maltin Bytyqi - Best Code Game Kjo lojë është e zhvilluar në nivelin bazik të programimit ku nxënësit mësojnë si të krijojnë lojëra duke kombinuar blloqet. Kliko këtu për të luajtur lojën

Ernea Hoti - Best Scratch Game "Arcade Game" është kombinim i disa lojëra të famshme dhe atraktive të gjitha në një vend, të krijuara gjatë mësimit në Shkollën Digjitale. Kliko këtu për të luajtur lojën

Ernest Kycyku - Best App Inventor Game Ernesti ka krijuar një aplikacion të shkëlqyeshëm i cili ka të bëjë me kujdesin gjatë lëvizjes, për vetëdijësimin e mos përdorimit të celularëve gjatë kohës sa jeni duke ecur në rrugë.

Jon Nuredini - Best CSD3 Në nivelin CSD3, programimi në JavaScript përmes blloqeve, Joni ka krijuar një lojë si simulim i galaksisë dhe planeteve. Kliko këtu për të luajtur lojën

Vesa Susuri - Best Html, CSS & JS Website Kjo uebfaqe shërben si udhëzues për të treguar vendet që patjetër duhet vizituar në qytetin e Prizrenit. Kliko këtu për të vizituar uebfaqen

Nart Braha - Best WordPress Website Kriptovalutat janë bërë trendi më i përfolur digjital! Narti ka krijuar një uebfaqe me të gjitha informacionet rreth kësaj fushe, duke përfshier edhe këmbimet në kohë reale të të gjitha valutave. Kliko këtu për të vizituar uebfaqen

Leon Hajdari - Best PHP & MySQL Website Leoni ka zhvilluar një uebfaqe të nivelit të avancuar, e cila është zhvilluar si ide në menaxhimin e hotelerisë. Kliko këtu për të vizituar uebfaqen

Mësimi i programimit ka benefite të shumta tek fëmijët sepse i mëson ata të mendojnë në mënyrë logjike, të mësojnë zgjidhjen e problemeve, të krijojnë shprehinë e punës, të shprehin kreativitetin si dhe të socializohen me komunitetin e programerëve nga e gjithë bota. Regjistrohu tani në kursin më atraktiv të epokës digjitale. Regjistrohu këtu