Darsej Rizaj, ishte folës në samitin “World Changers Balkan” në Shkup, ku prezantoi vizionin transformues të Shkollës Digjitale dhe lansimin e platformës sonë inovative.
Ky organizim i rëndësishëm mblodhi liderë të institucioneve shtetërore, akademikë, dhe ekspertë të teknologjisë dhe inovacionit, duke krijuar një hapësirë ideale për ndarjen e ideve dhe zgjidhjeve të reja.
Platforma e re e Shkollës Digjitale ka si qëllim ta kthejë mësimin në një përvojë argëtuese për nxënësit, duke integruar elemente të lojës që i bëjnë ata të ndihen si lojtarë dhe jo thjesht si nxënës.
Darsej theksoi rëndësinë e angazhimit aktiv të fëmijëve në procesin e mësimit, duke përdorur teknologjinë për të nxitur kuriozitetin dhe motivimin e tyre.
Me ndihmën e inteligjencës artificiale, platforma jonë synon të krijojë një mjedis mësimor dinamik dhe fleksibël, i cili i përshtatet nevojave të kohës dhe stimulon zhvillimin e të gjithë nxënësve. Në këtë mënyrë, ne besojmë se do të arrijmë të ndihmojmë brezat e ardhshëm të bëhen liderë dhe inovatorë në një botë gjithnjë në ndryshim.
Dëshira jonë është që të inspirojmë dhe përgatitim nxënësit për sfidat e së ardhmes, duke iu ofruar atyre mjetet dhe burimet e nevojshme për të arritur potencialin e tyre të plotë. Shkolla Digjitale është angazhuar për të sjellë ndryshimin dhe inovacionin në arsim, dhe kjo platformë është hapi ynë i parë drejt një të ardhmeje më të ndritshme për të gjithë.