img img img
header-image

Blog 22 Jul 2021

Vlora Gjurka

author-image
🕑 6 min to read

Pse fëmija juaj duhet të ndjek Shkollën Verore?

Shkolla Verore Online

Planprogram i dedikuar për nxënësit e grupmoshave 11-18 vjeç me qëllim për të fituar aftësi teorike dhe praktike në teknologji, më konkretisht në fushat më aktuale në botë si:

Lojëra 3D, Produksion Muzikor, Krijimi i Aplikacione pa Koduar, Dizajni i Webit UI/UX, Inteligjenca Artificiale dhe Transmetimi Live.

Përparësia e kësaj shkolle online, është mundësia për ta ndjekur atë kudo që fëmijët ndodhen, mjafton vetëm të kenë qasje në internet që të ndjekin kurset nga shtëpia dhe të fitojnë aftësi në drejtime të ndryshme duke kaluar kohë argëtuese me komunitetin tonë online.

Mundësia për të ndjekur kurset online apo fizikisht

Bota digjitale ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë kohës së pandemisë, gjë që ka bërë që shumë biznese të adaptohen me punën Online nga shtëpia. Një përparësi e madhe e Shkollës Digjitale krahas shkollave klasike ka qenë natyra e veprimtarisë, ku brenda një jave i gjithë procesi i mësimit ka arritur të kalojë nga fizikisht në online, falë aftësive teknologjike të të gjithë nxënësve dhe instruktorëve.

Duke pasur parasysh mundësinë për çasje në kurse verore nga kudo që ndodhen nxënësit, të mësuarit online do të vazhdojë të jetë njëra nga metodat për mësimdhënie si dhe Shkolla Verore do të jetë opsionale për ndjekjen online apo fizikisht të kurseve atraktive gjatë verës.

blog-image

Koha më e mirë për të ndjekur kurse sfiduese

Periudha e verës, kur nxënësit kanë kohë më të lirë është periudha më e mirë për të ndjekur kurse përmes të cilave fëmijët aftësohen në lëmi të ndryshme të teknologjisë informative. Në këtë mënyrë, fëmijët tuaj do të menaxhojnë më mirë kohën e lirë gjatë periudhës së pushimeve verore.

Mjedisi mikpritës dhe shumë atraktiv i Shkollës Verore, është po ashtu mjedisi perfekt për të bërë shumë miq të rinj. Gjatë kurseve verore, nxënësit kanë mundësinë që të punojnë projekte grupore, gjë që ndikon në socializimin e fëmijëve tuaj me bashkëmoshatarët e tyre.

Të kuptuarit e mësimit të pavarur

Gjatë një viti akademik në shkollën e rregullt, mësuesit përqendrohen më shumë në arritjen e synimeve të tyre të përcaktuara sesa në inkurajimin e nxënësve për të zbuluar potencialin e tyre.
Shkolla Verore plotëson këto nevoja komplekse duke u perqendruar në zhvillimin e aftësive dhe duke stimuluar kuriozitetin, kreativitetin dhe vetëbesimin.

blog-image

Kurse atraktive për grupmoshat 11-18 vjeç

Ne ofrojmë 6 kurse verore dhe mjaft argëtuese për të rinjët, planprogrami i të cilave përfshin edhe mësimin e aftësive të ndryshme teknike dhe organizative si:

1. Web Aplikacione Pa Kodim📱
Gjatë këtij kursi, fëmijët mësojnë se si të ndërtojnë web aplikacione funksionale si Facebook, Twitter, ose Airbnb pa koduar. Kjo praktikohet duke përdorur funksionet e krijuara paraprakisht të cilat mundësojnë krijimin e softuerëve të ndryshëm profesional.

2. Inteligjenca Artificiale 🤖
Fëmijët mësojnë se si funksionon logjika e aplikacioneve të ndryshme që i përdorim në jetën reale si: Siri, Alexa, Google Assistant, Cortana, etj. Kursi i Inteligjencës Artificiale (AI & Machine Learning) do t’iu mësoj fëmijëve konceptet kryesore dhe aplikimet e tyre në jetën reale.

3. Produksion Muzikor 🎼
Fëmijët mësojnë se si të krijojnë ritme muzikore (beats), si dhe praktikojnë inçizimin, editimin dhe krijimin e muzikës duke krijuar muzikë të stilit të artistëve të njohur si: Dua Lipa, Avicii dhe Martin Garrix.

4. Web Dizajn (Dizajn i ndërfaqës/ Eksperiencës së përdoruesit) 💻
Fëmijët mësojnë teknikat dhe veglat më të reja të dizajnit të webit me fokus në dizajnimin e ndërfaqës dhe eksperiencës së përdoruesit (UI/UX) për webfaqe dhe aplikacione. Kursi ka për qëllim aftësimin e tyre në zhvillimin e të menduarit nga perspektiva e klientit/përdoruesit për të dizajnuar produktet.

5. Zhvillimi i Lojërave Kompjuterike 3D🕹
Gjatë këtij kursi, fëmijët mësojnë si të krijojnë lojëra 3D dhe 2D, pa pasur nevojë të shkruajnë kod, duke përdorur teknologji që mundësojnë krijimin e lojërave komplekse përmes programimit me blloqe.

6. Transmetimi Online 🎙
Kursi fokusohet në përgatitjen teknike që te ju mundësoj fëmijëve shkathtësi për transmetim të drejtpërdrejtë në internet (online). Po ashtu, ata mësojnë përdorimin e aplikacioneve të ndryshme dhe analizat teknike që duhen të konsiderohen para transmetimit ‘live’.

Apliko tani dhe bëhu kampion.

More Blogs

header-image
Rritja e dukshme e numrit të vajzave në teknologji
View blog
header-image
Pse femijes tim i duhet te mesoj programim
View blog
header-image
Prindërimi Digjital: Aplikacionet që ju ndihmojnë të menaxhoni fëmijët tuaj në paisjet digjitale
View blog
header-image
ChatGPT, chatboti i jashtëzakonshëm i Inteligjencës Artificiale
View blog
header-image
Shkolla Digjitale ka lansuar platformën më inovative që bashkon lojën dhe mësimin
View blog