Sukseset e Shkollës Digjitale dhe StarLabs janë prezantuar në një artikull rreth ndërtimit të ekonomisë digjitale, në një ndër revistat më të rëndësishme dhe të njohura botërisht, 'The Economist', e cila në baza javore mund të arrijë me miliona lexues.
Gazetarët e 'The Economist' vizituan zyret tona në Prishtinë, me ç’rast realizuan një intervistë me drejtuesen e të dy kompanive, Hana Qerimi.
Në këtë artikull është theksuar zgjerimi i Shkollës Digjitale në mbi 25 shtete ndërkombëtarisht, në bashkëpunim me shkollën më të madhe të gjuhëve në botë ‘Bertlitz’.