img img img
header-image

Blog 29 Jun 2023

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 2 min

Shkolla Digjitale në konferencën "Pirate Summit”, në Gjermani

Drejtuesja e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, Hana Qerimi ndau rrugëtimin e suksesshëm të të dy kompanive në konferencën më unike të startup-eve në Evropë në "Pirate Summit" të zhvilluar në Koln të Gjermanisë.

Para qindra pjesëmarrësve, Hana gjatë fjalimit të saj shpalosi historinë frymëzuese të Shkollës Digjitale dhe StarLabs duke filluar nga themelimi i tyre, edukimi i fëmijëve nga mosha 8 deri në 18 vjeç në fushën e programimit, ndikimi madhor në këtë sektor në nivel vendor e deri te suksesi në nivel ndërkombëtar.

"Programimi është gjuha e së ardhmes", tha Hana si pikënisje në fjalimin e saj para një atmosfere të hapur, inspiruese dhe kreative.

Në mesin e shumë pjesëmarrësve nga kompani të ndryshme nga 26 vende të ndryshme të botës, Hana padyshim që ishte një inspirim me historinë e saj duke treguar për fillimet e Shkollës Digjitale dhe StarLabs.

blog-image

Ajo ndau storien se si shtatë vite më parë së bashku me Darsej Rizaj kishin idenë për të krijuar një kurs ku fëmijët do të mësojnë gjuhë të ndryshme programuese, ide e cila nisi me një buxhet nga kursimet familjare dhe ndihmën e personave të afërt, e që tashmë kjo ide u kthye në një trend global duke krijuar partnerë në shumë vende të botës.

Shkolla Digjitale me kurrikulën e saj, metodologjinë e mësimit, sistemet e menaxhimit të mësimit, sistemet e menaxhimit të relacioneve me klientë - të gjitha të krijuara, zhvilluara, menaxhuara, përditësuara dhe adaptuara nga stafi ynë në Kosovë, tash e sa vite operon si franshizë për tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Me anë të franshizave të Shkollës Digjitale, po mësojmë dhe përgatisim fëmijët për të ardhmen, në shtete të ndryshme, me mbi pesëdhjetë lokacione aktualisht.

More Blogs

header-image
Shkolla Digjitale nderohet me dekoratë dhe mirënjohje nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani
View blog
header-image
Rritje, suksese dhe shumë emocione – ky ishte viti 2024 për Shkollën Digjitale!
View blog
header-image
Metodologjia më e re e mësimdhënies në botë
View blog
header-image
Pse 2022 ishte një Vit i Suksesshëm për Shkollën Digjitale?
View blog
header-image
November Code Fest: Sfida 48 orëshe, një ngjarje frymëzuese e kodimit në Shkollën Digjitale
View blog