Shkolla Digjitale
Kthehu te blogu

Shkolla Digjitale në Samitin më të madh të HR në Kosovë

Në samitin më të madh të HR të organizuar në Kosovë Power to HR - Global HR Summit by KosovaJob, Hana Qerimi ishte pjesë e panelit së bashku me Kaltrina Lloncari nga Mercedes Benz, Benjamin Kadić nga…

Shkolla Digjitale në Samitin më të madh të HR në Kosovë

Në samitin më të madh të HR të organizuar në Kosovë Power to HR - Global HR Summit by KosovaJob, Hana Qerimi ishte pjesë e panelit së bashku me Kaltrina Lloncari nga Mercedes Benz, Benjamin Kadić nga Popcorn Recruiters dhe Serdzan Arnautović nga Meta, ku ndër të tjera u diskutuan sfidat e rekrutimit, rëndësia e brendit si punëdhënës dhe metodat për tejkalimin e sfidave. "Sot, punëtorët e parë të Shkollës Digjitale dhe StarLabs janë në nivel menaxherial, të cilët janë rritur gradualisht së bashku me zhvillimin e të dy kompanive. StarLabs, që fillimisht kishte vetëm 2 programerë, tani ka mbi 200 të punësuar, duke u bërë kompania më e madhe e zhvillimit softuerik në Kosovë, me më së shumti programerë nga të gjitha kompanitë lokale," tha mes tjerash Hana.