Shkolla Digjitale në Takimin e Parë Biznesor Kosovë-Poloni në Varshavë
Shkolla Digjitale u ftua nga USAID dhe Ambasadori i Kosovës në Poloni, z. Drilon Gashi, për të marrë pjesë në takimin e parë biznesor Kosovë-Poloni në Varshavë! Në këtë ngjarje të rëndësishme, Hana…

Shkolla Digjitale u ftua nga USAID dhe Ambasadori i Kosovës në Poloni, z. Drilon Gashi, për të marrë pjesë në takimin e parë biznesor Kosovë-Poloni në Varshavë! Në këtë ngjarje të rëndësishme, Hana Qerimi ishte një ndër përfaqësuesit kryesorë të Kosovës. Takimi, i organizuar nga USAID dhe Misioni i Kosovës në Poloni, bashkoi 14 biznese dinamike kosovare që diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me sipërmarrës polakë për të eksploruar tregje të reja dhe mundësi investimi.
Gjatë prezantimit të saj, Hana ndau me pjesëmarrësit zhvillimet dhe përparimet në sektorin e teknologjisë në Kosovë, duke theksuar historinë dhe sukseset e Shkollës Digjitale dhe StarLabs ndër vite. Ajo vuri në pah mundësitë e shumta që këto iniciativa ofrojnë për afrimin e Kosovës me Evropën, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe zhvillimi. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe teknologjik mes Kosovës dhe Polonisë, duke krijuar mundësi të reja për bizneset dhe investitorët nga të dyja vendet.
