img img img
header-image

Blog 03 May 2024

Shkolla Digjitale

author-image
🕑 2 min

Shkolla Digjitale po formon gjeneratat e ardhshme të vajzave talente në teknologji

Nxitja e pjesëmarrjes së vajzave në teknologji përmes Shkollës Digjitale

Në kohën kur teknologjia përbën një prej sfidave më të mëdha dhe më stimuluese të kohës sonë, roli i vajzave në këtë fushë fatmirësisht është në rritje. Këtë vit, në javën globle të vajzave në teknologji, në fokus ishte ‘Udhëheqja' si moto e radhës.

Për ditën e Vajzave në TIK, në Shkollën Digjitale në Prishtinë mirëpritëm mbi 100 nxënëse për të vlerësuar dhe motivuar të gjitha vajzat në orientimin e tyre në fushën e teknologjisë si dhe bashkëbiseduam për storiet e suksesit që mund t'i frymëzojnë ato.

blog-image

Drejtuesja e Shkollës Digjitale, Hana Qerimi zhvilloi bisedë interaktive me pyetje përgjigje me nxënëset tona, të cilat u informuan për mundësitë e të ardhmes së tyre në këtë profesion.

Kësaj jave globale, i janë bashkuar edhe franshizat e Shkollës Digjitale, të cilat kanë organizuar evente të ndryshme për nxënëset, duke i motivuar ato.

Shkolla Digjitale, qe nga themelimi i saj, ka qenë gjithmonë një mbështetje e madhe dhe e rëndësishme për vajzat që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë në këtë fushë. Duke ofruar një mjedis inkurajues, Shkolla Digjitale me të gjitha franshizat e saj në Kosovë dhe në botë, ka bërë të mundur që vajzat të aftësohen ne fushën e teknologjisë dhe të përgatiten për të ardhmen e tyre në tregun e punës.

blog-image

Duke promovuar barazinë gjinore, ndër vite është rritur pjesëmarrja e gjinisë femërore në staf dhe në numrin e nxënësve ne Shkollën Digjitale, ku pjesëmarrja e gjinisë femërore në staf është mbi 56%, ndërsa numri i nxënësve është rreth 30%. Kjo rritje, dëshmon për fuqinë dhe potencialin e tyre në fushën e teknologjisë, ku vajzat vazhdimisht po tregojnë rezultate dhe suksese të shumta në këtë drejtim.

Ekipi i vajzave nga Shkolla Digjitale në Prishtinë, po në këtë javë ka fituar vendin e parë në garën e kodimit 11 orëshe MiketxWiSTEM hackathon, me projektin e tyre ‘Empower Her’, i cili ka për qëllim fuqizimin e komunitetit të vajzave për zhvillim personal dhe profesional.

Përveç vendit të parë, nxënëset e Shkollës Digjitale fituan edhe 2 çmime te tjera të veçanta, ‘The most Diligent Coder’ si dhe ‘The most Innovative Coder’, duke dëshmuar aftësitë e tyre në mesin e konkurrentëve të tjerë të kësaj gare.

blog-image

Vajzat adoleshente të shkollës tonë kanë krijuar programe kreative dhe funksionale, të cilat sfidojnë edhe projektet profesionale të kompanive teknologjike vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe projekte reale për klientë.

Duke ecur në krye të këtij rrugëtimi, ato po na habisin me aftësitë teknike dhe përkushtimin e tyre për të ndryshuar botën përmes inovacionit teknologjik.

Ne ftojmë të gjitha vajzat e grup moshave 8 - 18 vjeç, që së bashku me ne, të mësojnë kodimin sepse e ardhmja jonë është në duart e juaja.

Shkolla Verore 2024

More Blogs

header-image
Nxënësit e Shkollës Digjitale premtojnë shumë për të ardhmen në TIK dhe tregun e punës
View blog
header-image
Çka mesojne femijet ne Shkollen Digjitale?
View blog
header-image
Prindërimi Digjital: Aplikacionet që ju ndihmojnë të menaxhoni fëmijët tuaj në paisjet digjitale
View blog
header-image
Denisi 16 vjeçar, sot drejton kompaninë e tij
View blog
header-image
Inspironi vajzat në udhëtimin e tyre në botën e teknologjisë
View blog