Shkolla Digjitale prezanton inovacionet në arsim në konferencën më të madhe botërore të edukimit dhe teknologjisë, Bett në Londër
Në Bett UK 2026, Shkolla Digjitale prezantoi një ekosistem që lidh inteligjencën artificiale, gamifikimin dhe mësimin kreativ.

Shkolla Digjitale mori pjesë në Bett UK 2026 në ExCeL London, një nga takimet më të mëdha globale për edukimin dhe teknologjinë, me dhjetëra mijëra pjesëmarrës nga industria dhe arsimi.
Kur inteligjenca artificiale takon edutainment-in
Darsej Rizaj prezantoi qasjen e Shkollës Digjitale ndaj motivimit të nxënësve: një përvojë ku të dhënat, loja dhe krijimi punojnë së bashku për ta bërë mësimin më personal dhe më tërheqës.
- DSOS për menaxhimin e shkollës
- Houses për angazhim përmes lojës
- dBlox për kodim kreativ
- Parent App për ndjekjen e progresit
- AI Engine për personalizim
Një ide nga Kosova në skenën globale
Paraqitja në Londër e vendosi përvojën e ndërtuar në Kosovë në një diskutim ndërkombëtar për të ardhmen e arsimit, inteligjencës artificiale dhe teknologjive që mbështesin mësimdhënien.
