Sukseset e franshizave të Shkollës Digjitale
Shkolla Digjitale është kurs i programimit për moshat 8-18 vjeç, e cila gjithashtu është kompania e parë që është bërë franshizë jashtë vendit. Rrjeti i franshizave të Shkollës Digjitale jo vetëm që…

Shkolla Digjitale është kurs i programimit për moshat 8-18 vjeç, e cila gjithashtu është kompania e parë që është bërë franshizë jashtë vendit. Rrjeti i franshizave të Shkollës Digjitale jo vetëm që njihet për cilësinë që ofron, por gjithashtu ka filluar të bëjë jehonë me sukseset e nxënësve, me evente, gara dhe triumfe të shumta së fundmi. Ndër ngjarjet më të fundit theksojmë vetëm disa nga sukseset e fundit prej lokacioneve tona.
Shkolla Digjitale në Ferizaj
Në hackathonin 48 orësh, Junction X Tirana, në mesin e mbi 250 programerëve nga e gjithë bota, nxënësit nga Shkolla Digjitale në Ferizaj, me projektin e tyre fituan çmimin e parë, duke arritur të zgjidhin problemet reale që ishin paraqitur nga kompani të ndryshme. Ferizaj Code Fest u organizua për herë të parë në kuadër të Shkollës Digjitale në Ferizaj, ku nxënësit garuan mes veti me projektet e realizuara gjatë kursit të programimit. Pas prezantimit dhe vlerësimit të jurisë, u shpallën fituesit sipas kategorive. Kjo ngjarje u organizua e hapur për të gjithë të interesuarit të cilët patën mundësinë të shohin prezantimet e mrekullueshme të programerëve të rinj.
Shkolla Digjitale në Tetovë
Nxënësit nga Digital School Macedonia fituan çmimin e parë në sfidën e ProCredit Bank, me projektin e tyre inovativ për të ndihmuar përdoruesit të menaxhojnë të ardhurat e tyre në mënyrë më efektive. Elsa Halili nga Shkolla Digjitale Tetovë, arriti në Top 3 në kategorinë Rising Stars/Yjet Në Ngritje në çmimet prestigjioze Albanian ICT Awards! Gjithashtu, nxënësit fituan çmimin Young Engineers në hackathonin SeeuHack.
Shkolla Digjitale në Prizren
Po ashtu, organizoi garën më të madhe të kodimit për nxënësit e saj, Prizren Code Fest edicioni i dytë, pas suksesit të treguar në edicionin e parë. Kjo garë u bë traditë për të nxjerrë në pah talentet e rinj, ku pas prezantimit të projekteve, fituesit u shpërblyen sipas kategorive. Kishte edhe shpërblime për nxënësit pjesëmarrës që nuk patën fatin të shpallen finalistë.
Shkolla Digjitale në Pejë
Realizoi me sukses sfidën e parë 48 orëshe, Peja Code Fest, ku morën pjesë nxënës të cilët punuan brenda dy ditëve dhe në fund prezantuan projektet e tyre, të mbushura me ide inovative dhe zgjidhje kreative.
Shkolla Digjitale në Sloveni
Ndër sukseset e shumta, është duke realizuar projektin "Girls Do Code" i cili është i dizajnuar për të krijuar dhe rritur aftësitë digjiitale, ndërkohë që duan të inkurajojnë vajzave në fushën e STEM. Duke u fokusuar në ndryshimin dhe rolin e vajzave në botën e teknologjisë, sepse besojnë se vajzat janë po aq të afta sa djemtë për të mësuar dhe zhvilluar aftësi kompjuterike/digjitale. Këtë vit kjo është dëshmuar nga 250 vajza pjesëmarrëse në projekt!
Shkolla Digjitale në Bosnje dhe Hercegovinë
Nxënësit arritën me sukses të përfundojnë nivelet e avancuara, duke realizuar projekte të mrekullueshme dhe inovative në fushën e teknologjisë, me aftësitë e fituara gjatë kursit të programimit. Ata diplomuan me sukses, duke qenë të përgatitur për tregun e punës në këtë fushë mjaft fitimprurëse.
Sukseset e vazhdueshme të franshizave të Shkollës Digjitale dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj cilësisë së arsimit dhe zhvillimit të talenteve të reja në fushën e programimit. Jemi krenarë që po bëhemi faktorë të edukimit dhe ndikimit të së ardhmes për brezat e rinj në fushën e teknologjisë!
