Sukseset e StarLabs dhe Shkollës Digjitale, pjesë e artikullit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Drejtuesja e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, Hana Qerimi është vleresuar si një nga sipërmarrësit e rinj që po ndikon në të ardhmën e industrisë së Teknologjisë Informative, më konkretisht të…

Drejtuesja e Shkollës Digjitale dhe StarLabs, Hana Qerimi është vleresuar si një nga sipërmarrësit e rinj që po ndikon në të ardhmën e industrisë së Teknologjisë Informative, më konkretisht të zhvillimit të aplikacioneve duke ofruar shërbime të jashtme për tregjet ndërkombëtare. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) ka publikuar një artikull lidhur me sukseset e Hana Qerimi, në drejtimin e kompnisë motër të Shkollës Digjitale, ‘StarLabs’, duke theksuar përfitimin nga programi “Youth in Business” i EBRD-së.
“Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë nga programi 'Youth in Business', duke përfshirë ndihmën me financim përmes konsulenteve, certifikimit me standardet ndërkombëtare dhe proceset menagjeriale, përmes të cilave kemi rritur besueshmërinë tonë brenda dhe jashtë vendit si dhe kemi përmirësuar ofrimin e shërbimit ndaj klienteve tanë”, ka cituar mes tjerash Hana. Lexoni artikullin e plotë në ‘European Bank for Reconstruction and Development’, të cilin mund ta gjeni të plotë: Kliko këtu.
