Sukseset që lindin nga mundësitë: Nga trajnimi në punësim!
Një program trajnimi falas në teknologji u shndërrua në praktikë profesionale dhe punësim për pjesëmarrësit me performancën më të mirë.

Në bashkëpunim me IREX dhe mbështetjen e USAID-it për zhvillimin e fuqisë punëtore, Shkolla Digjitale ofroi trajnime falas në Python, DevOps dhe Full Stack.
Nga mësimi te projekti real
Pas trajnimit në DevOps, Gent Brovina vazhdoi me një praktikë tremujore në StarLabs. Aty i zbatoi njohuritë në projekte reale dhe më pas iu bashkua ekipit si DevOps Engineer.
- Orinda Turku
- Alban Murtezaj
- Alisa Shala
Edhe tre pjesëmarrësit e tjerë fituan praktikë tremujore falë rezultateve të tyre. Hapi nga trajnimi te puna bëhet i mundur kur njohuritë teknike shoqërohen me mentorim, përgjegjësi dhe përvojë konkrete.
